FIDANISHTJA

Mbrojtja e Thaçit do të përdorë dëshmitë e Albright dhe Holbrooke

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në konferencën përgatitore të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, për paraqitjen e provave nga pala mbrojtëse, ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit ka bërë të ditur se në listën e dëshmitarëve të saj përfshihen figura të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë dëshminë e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, dhe Richard Holbrooke.

Duke e ditur që dëshmitë mund të pranohen me shkrim, avokati Pierre-Richard Prosper deklaroi gjatë seancës se mbrojtja ka një numër të gjerë dëshmitarësh, disa prej të cilëve janë emra të njohur në diplomacinë ndërkombëtare.

“Kemi një numër të gjerë dëshmitarësh. Nuk mund t’i them emrat në publik, por bëhet fjalë për persona me ministaturë të lartë, si për shembull sekretarja Albright, Richard Holbrooke, senatori… Informacioni që kemi është shfajësues dhe është e rëndësishme për ta vendosur në kontekst,” tha Prosper, duke shtuar se dëshmitë lidhen drejtpërdrejt me pretendimet e Prokurorisë.

Gjykatësi Charles Smith III konfirmoi më herët se më 5 dhe 7 gusht, mbrojtja e Thaçit ka dorëzuar identitetin dhe informacionin sipas Rregullit 119(2) për tre dëshmitarë shtesë.

Sipas tij, përmbledhjet e pesë dëshmitarëve të tjerë që mbrojtja synon të thërrasë, ende mbeten të paplotësuara.

Avokati Luka Mishetiq sqaroi se deri tani janë zbuluar identitetet e të gjithë dëshmitarëve të mbrojtjes dhe janë dorëzuar deklaratat për shtatë prej tyre.

Uji Dea

“Për një dëshmitar, përmbledhja do të dorëzohet pasi të marrim autorizim nga Mbretëria e Bashkuar gjatë kësaj jave,” tha ai.

Për katër dëshmitarë të tjerë, ai bëri të ditur se është zbuluar identiteti, por përmbledhjet nuk janë ofruar ende.

Një anëtar tjetër i ekipit mbrojtës tha se informacionet shtesë janë në pritje, pasi kërkesat për dokumentacion janë bërë tek ofruesit e të dhënave – përkatësisht tek institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjykata Speciale ka marrë vendim që më 15 shtator të nis paraqitja e provave nga mbrojtja.

Kështu dha urdhrin gojor gjykatësi Smith. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.