GRANDEMALL

Mbrojtja dhe Nexhmedin Arifi shpresojnë në vendimin e drejtë të Gjykatës së Apelit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Avokati mbrojtës Shemsedin Pira duke parë shkeljet esenciale dhe duke parë se aktgjykimi i shkallës së parë është i pakuptueshëm dhe në kundërshtim me vetveten ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Pira thotë për rajonipress se pret vendim të drejtë të kësaj gjykate, pasiqë aktgjykimi i shkallës së parë nuk përmban arsyera të mjaftueshme dhe është i goditur.

I pakënaqur me vendimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit në rastin ndaj Nexhmedin Arifit ish kryetar i Komunës së Vitisë, avokati mbrojtës Shemsedin Pira ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë ku edhe pret vendim të drejtë të këtij institucioni meqë në aktgjykimin e parë ka shkelje të mëdha raporton rajonipress.

Në ankesën zyrtare që ka deponuar avokati Pira në Gjykatën e Apelit janë dhënë të gjitha defektet e përshkruara në aktgjykimin e shkallës së parë.

Sipas avokatit Pira aktgjykimi i goditur përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurave penale. “Shkeljet e tilla manifestohen me faktin se dispozitivi i aktgjykimit të atakuar është i pakuptueshëm dhe në kundërshtim me vetveten. Ky aktgjykim nuk përmban arsyera të mjaftuara lidhur me faktet vendimtare, ndërsa arsyet të cilat janë dhënë janë të pakta dhe të paqarta e sidomos vendimi i ekspertizës financiare, meqë përmbajtja e kësaj ekspertize është interpretuar gabimisht nga ana e Gjykatës së shkallës së parë e cila nxjerr konkludime të paqëndrueshme dhe të pavërteta” ka thënë Pira.

Sipas mbrojtjes nga aktgjykimi nuk mund të kuptohet assesi se cilat qenkan ato veprime inkriminuese të të akuzuarit dhe në ç `mënyrë janë sajuar tiparet e veprës penale shpërdorimi i detyrës zyrtare.

Mbrojtja ka vlerësuar se në rastin e Nexhmedin Arifit nuk është vërtetuar se ai ta ketë kryer veprën penale për të cilën është shpallur fajtor.

Mobi Casa

Sipas avokatit Pira me rastin e vendosjes, gjykata ka shtjelluar shumë prova, për vërtetimin e fakteve relevante, mirëpo e njëjta ka gabuar gjatë vlerësimit të disa provave e sidomos ekspertizës financiare. Pra gjykata nuk ka vërtetuar momentin e rëndësishëm të argumentimit të fajësisë.

“Meqë ky aktgjykim e ka sjellur në pozitë të palakmueshme të akuzuarin, Nexhmedin Arifi, ne konsiderojmë se provat të cilat janë shtjelluar, asnjëra prej tyre, nuk e argumenton përgjegjësinë penale.

Pira dhe vet Nexhmedin Arifi shpresojnë se Gjykata e Apelit do të marrë vendim të drejtë.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Gjilan e ka shpallur aktgjykimin kundër ish kreut të Vitisë Nexhmedin Arifi i akuzuar për veprën penale “korrupsioni zyrtar” dhe Kabil Hajdarit i akuzuar për veprën penale “korrupsioni zyrtar” dhe “shmangie nga tatimi”.

Kabil Hajdari është dënuar me 1 vit burgim me kusht, me 1000 euro dënim dhe 5 muaj burgim efektiv, derisa Nexhmedin Arifi është dënuar me 18 muaj burgim me kusht./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.