United Hospital

Mbrojtësi shqiptar në radarin e disa skuadrave italiane

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë Ardian Ismajli po kalon momente jashtëzakonisht të mira në skuadrën kroate Hajduk Splitin.

Ai ditë më parë u zgjodh edhe në formacionin e vitit në Kroaci gjë e cila ka bërë që ai të bie në sy të shumë skuadrave të njohura.

Në një intervistë për mediumin shqiptar “Vip Sport” Ismajli foli në lidhje me këtë vlerësim të dhënë në Kroaci.

Emri i tij po lakohet shumë në merkato dhe në Itali janë Bolonja e Atalanta që interesohen për mbrojtësin e Kombëtares, teksa diçka të tillë e ka konfirmuar edhe vetë Ismajli.

Natyrisht, duke qenë një nga futbollistët me më shumë minuta në eliminatoret e Evropianit, Ismajli u ndal edhe te Kombëtarja dhe mundësitë për një kualifikim në Botëror.

Image
Ardian para pak ditësh u përzgjodhe në formacionin e vitit në Kroaci. Si ndihesh?

Përzgjedhja në formacion të vitit me motivon jashtëzakonisht shumë që të angazhohem edhe më shumë për një karrierë të bujshme në të ardhmen.

Duke qenë se jemi në emocionet e merkatos së janarit, a pritet ndonjë lëvizje nga Ismajli?

Natyrisht jam në emocione te mëdha duke parë se shumë klube te mëdha janë të interesuara për mua.

Cili është kampionati në të cilin doni të luani në të ardhmen?

Si çdo futbollist që i ëndërron ligat më të forta Europiane, Bundesligë, Serie A, Premier League e La Liga.

Pak ditë më parë emri juaj u lakua në merkato për transferim te Atalanta e Bolonja. Çfarë mund të na thuash për këto zëra?

Uji Dea

Po është e vërtetë për interesimin e Atalantës e Bolonjës. Por, mund të them se ka edhe disa klube nga Seria A, Bundesliga, La Liga, Premier League dhe disa liga tjera që kanë shpreh interesim për mua.

Të kthehemi pak te Kombëtarja. Si do e përkufizoje 2019 për Kombëtaren?

Për mendimin tim do ta kisha vlerësuar si të suksesshme edhe pse kam pritur më shumë.

Cili ka qenë momenti më i bukur?

Momenti me i bukur për mua ka qenë fitorja kundër Islandës.

Po më i hidhuri?

Momenti më i hidhur ka qenë humbja kundër Turqisë sepse vërtetë kemi bërë lojë të bukur.

I paprekshëm me Edi Rejën. E prisje këtë ecuri?

Të them të drejtën duke parë formën qe jam duke kaluar e kam pritur këtë besim nga Reja.

Sa besim keni për një kualifikim në Botëror?

Duke parë që futbollistët e Kombëtares janë duke bërë paraqitje shumë të mira nëpër ekipet e tyre na jep shumë shpresë se do të kualifikohemi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.