ARKATANA

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare debuton me humbje te klubi i tij i ri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Naser Aliji debutoi te Virtus Entella, skuadër tek e cila u transferua gjatë merkatos së Janarit. Mbrojtësi kuqezi u aktivizua nga stoli në derbin e krahinës së Ligurias, ku ekipi e tij u mposht 1-0 në shtëpi nga Spezia.

Aliji hyri në fushë pak pasi kronometri tregonte një orë lojë, ndërsa vetëm pak minuta më parë Virtus Entella e pa veten në disavantazh, pas golit të Maggiores në të 56-ën.

United Hospital

Mbrojtësi nga Kumanova tashmë duket se është ambientuar me ekipin e ri dhe pas 30 minutave të para të luajtura në Serinë B duhet të rigjejë formën më të mirë për të luftuar për një vend në formacionin titullar.

Një mënyrë për të luajtur me vazhdimësi, pas periudhës së vështirë që lojtari kaloi në aspektin personal pas largimit nga gjermanët e Kaiserslautern dhe për të mbetur në planet e trajnerit Christian Panuçi në Kombëtare, në kuadër të angazhimeve në Ligën e Kombeve dhe kualifikueseve të Euro 2020 gjatë edicionit të ri.Me humbjen e dytë radhazi në shtëpi, Entella mbetet në kuotën e 24 pikëve dhe e sheh veten në zonën “play out”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.