Fundamenti

“Mbrojta, problem i zgjidhur për Kombëtaren”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shqipëria luan me Italinë më 24 mars, ndërkohë që për trajnerin De Biazi do ketë mungesa të rëndësishme si ato të Berishës, Mavrajt e Gjimshitit.

Zëvendësimi i këtyre lojtarëve është një problem, por për trajneri e Shpresave, Alban Bushin, çështja e qendrës së mbrojtjes është e zgjidhur, pasi aty mund të luajnë Kukeli dhe Lila, por një tjetër faktor që ndihmon është mënyra e lojës së skuadrës, që në këtë ndeshje do të jetë e shkurtër, çka bën që hapësirat të jenë të vogla dhe të mbrohemi e sulmojmë si ekip. Gjithashtu ai flet edhe për grumbullimin e ndonjë lojtari nga Superiorja në prononcimin e tij të dhënë për “Top-Channel”.

MBROJTJA – “De Biazi nuk i pëlqen shumë eksperimentet. Ai mendon se Andi Lila mund të luajë shumë mirë si qendërmbrojtës dhe ka bërë edhe më parë prova, apo Kukeli, i cili luan tek Zyrihu ashtu dhe madje De Biazi mendon se Kukeli luan shumë më mirë si mbrojtës se përpara mbrojtjes. Por nuk do të kemi probleme në mbrojtje, De Biasi ka një filozofi ku e mban skuadrën e shkurtër, të gjithë në mbrojtje, të gjithë në sulm”.

Fundamenti

“Nëse do të ishte këtu në Shqipëri kjo ndeshje dhe do të na duhej të sulmonim apo ta fitonim, sigurisht që do të kishte probleme mbrojtja me këto mungesa. Por në këtë ndeshje, ekipi do të rri shumë i shkurtër dhe nuk mendoj se skuadra do të ketë probleme”.

LOJTARËT E SUPERIORES – “Ekipe si Skënderbeu, Partizani apo Kukësi kanë lojtarë të cilët mund të grumbullohen. Nuk janë në nivelet e lojtarëve që luajnë jashtë, por për ndonjë ndeshje apo dy ndeshje me kombëtaren mund ta nxjerrë çdo lojtar i Superiores. Pastaj i duhet dhënë mundësia sepse kombëtarja është pasqyrë dhe nëse ata luajnë mund të kenë shansin të shkojnë jashtë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.