Mbrojeni organizmin prej gripit sezonal

Gripi sezonal tashmë po troket në dyer dhe është me rëndësi që ta përgatisni trupin për këtë periudhë kohore. Kini vëmendjen në shprehitë e përditshme, sepse në këtë mënyrë do të mund ta zvogëlon i rrezikun për t’u prekur nga gripi.
Ushqimi është njëri ndër aleatët me të mirë për ta luftuar gripin. Ushqimi jo i mirë dobëson sistemin imun e trupin e bën më të ekspozuar karshi sëmundjeve të ndryshme dhe viruseve.
Në sezonin e gripit mos mbani dietë, por konsumoni ushqimin e pasur me proteina, siç janë peshqit, mishi, pemë dhe perime, jogurt, djathë si dhe probiotikë, të cilët janë të dobishëm në forcimin e sistemit imun.
Pos ushqimit edhe gjumi është mjaft i rëndësishëm. Personat e rritur do të duhej që së paku të flenë shtatë orë, sepse mungesa e gjumit ndikon që të prekeni nga gripi, por edhe nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.
Për të shmangur gripin mos lini anash aktivitetet fizike, e këtu nuk kemi të bëjmë vetëm për vrapim, fitnes, ushtrime në palestër apo në ecje, me rëndësi është vetëm të lëvizni dhe të jeni aktiv.