UBT

Mbrohuni nga ftohja dhe viruset: Këshilla sesi ta kaloni “të shëndetshëm si molla” sezonin e dimrit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në këtë stinë të vitit është e domosdoshme t’i kushtojmë më shumë kujdes shëndetit. Ndryshimi i stinës së vitit shpesh është shkaktar i imunitetit të dobësuar.

Për këtë shkak është e domosdoshme t’i kushtojmë më shumë kujdes shëndetit, në mënyrë që të mos ftohemi apo të mos “kapin” ndonjë infeksion virusal, transmeton Telegrafi.

Nëse ndiqen këto këshilla, rriten shanset që sezonin e dimrit ta kaloni “të shëndetshëm si molla”.

Domatja

Hani çorbë apo pini lëng domatesh, sepse likopeni, i pranishëm në këtë perime, është andioksidant i fuqishëm.

Çaji kamomili

Sipas një hulumtimi, njerëzit të cilët pinë pesë filxhanë të kësaj pijeje në ditë kanë rritur nivelin e polifenolit, nga të cilat disa janë të lidhura me aktivitetin e shtuar antibakterial.

Gjumi

United Hospital

Natën flini nga shtatë deri në tetë orë pa ndërprerje dhe shtrihuni para gjysmës së natës. Hulumtimet kanë treguar që trupi përjeton gjumë shumë të paktë njësoj si edhe stresi i fuqishëm.

Sporti

Rregullisht ushtroni, merruni me atë lloj sporti që ju përshtatet më së miri, sepse sa më aktivë që të jeni, aq më i mirë do të jetë imuniteti.

Hirra

Është e pasur me amino-thartirë të quajtur cisteinë, e cila në organizëm shndërrohet në glutation, i cili është antioksidant i fuqishëm dhe forcon rezistencën e trupit ndaj baktereve dhe viruseve. Hirra gjithashtu përmirëson funksionin e mëlçisë, ul shtypjen e gjakut dhe rrit nivelin e serotoninës në tru.

Omega 3

Konsumoi ushqim të pasur me fibra dhe omega 3 të thartirave yndyrore, siç janë salmoni, frutat arrore, farëra e lirit dhe chia, por edhe sa më shumë pemë dhe perime sezonale. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.