UBT

Mbreti më i çuditshëm në Europë

/ 4 minuta lexim

Nga Robert Myles- Eshtrat e monarkut më të çuditshëm në Europë, Mbreti Zogu I i Shqipërisë janë zhvarrosur në Francë për tu varrosur në Shqipëri.

Ai ishte i vetmi mbret mysliman në Europë, që u mbijetoi 55 përpjekjeve për ta vrarë. Emri i tij tingëllon si diçka nga filmat e viteve ’50, por për disa në Shqipëri, mbretërimi i çuditshëm i tij do jetë diçka që do mbahet mend për breza të tërë. Për të tjerët trashëgimia më e dukshme e tij do jetë përshëndetja zogiste, një gjest i veçantë që simbolizon besnikërinë shqiptare, krijuar nga Mbreti Zog, ku dora e djathtë vendoset sipër zemrës dhe pëllëmba është nga poshtë.

Mbreti Zog sundoi Shqipërinë nga viti 1928 deri në vitin 1939. Ai vdiq në mërgim në Francë në vitin 1961. Zogu i parë ishte ndoshta monarku më i çuditshëm i shekullit të 20-të. History Today raporton se gazeta ‘The Times’ e quante atë ‘Mbreti bizare’, kurse biografi i tij, Jason Tomes, në volumin “Mbreti Zog: Një monark i vetëbërë i Shqipërisë” i referohet atij duke nisur që nga etiketimet si një kusar despotik e deri tek sundimtari i fundit i romancës.

Mbreti Zog, i lindur me emrin Ahmet Bej Zogolli (ndonjëherë edhe Ahmet Muhtar Bej Zogolli) ose Ahmet Zogu në vitin 1895, ishte djali i një udhëheqësi shqiptar, që e krijoi fronin për veten e tij. Ai ishte mbreti i vetëm mysliman në vendin më të errët të Europës. Në rininë e tij, Shqipëria ishte akoma pjesë e Perandorisë Otomane. Shqipëria thuajse u nda gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërkohë që vendet ballkanike përpiqeshin të shkëpusnin copa nga territori shqiptar, një proces që ka pasur pasoja edhe dekada më vonë me krizën e Kosovës.

Gjatë viteve ’20, Shqipëria pati disa qeveri jetëshkurtra, në të cilat Zogu mbajti poste të ndryshme. Në vitin 1924 ai u dërgua në mërgim, por me ndihmën e aleatëve jugosllavë dhe mercenarëve, ai u kthye në Shqipëri në fund të vitit. Zogu e forcoi veten si një diktator dhe mori titullin e presidentit. Sundimi i tij ishte i pamëshirshëm dhe shumë kundërshtarë të tij u vranë. Zogu e kuptoi shpejt se ai nuk mund të sundonte Shqipërinë pa ndihmën e jashtme dhe nënshkroi një aleancë ushtarake me Italinë në vitin 1927.

Eco Higjiena

Italia do bëhej dominonte në Shqipëri dhe kështu, me miratimin e italianëve, në vitin 1928, Zogu mori vendimin për t’i dhënë përhershmëri diktaturës së tij. Një organ i zgjedhur rishtas erdhi në jetë, por nën kontrollin e rreptë të qeverisë dhe Shqipëria u shpall monarki nën mbretin Zog I, Mbreti i Shqiptarëve.

Në inaugurimin e tij në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, ai u betua mbi Kuran dhe mbi Bibël se do të ruante unitetin kombëtar, integritetin territorial dhe pavarësinë. Flirti i shkurtër i Shqipërisë me monarkinë zgjati vetëm 10 vjet e 7 muaj. Ai u largua nga pushteti nga lideri fashist italian, Mussolini. Shqipëria u aneksua si një protektorat italian. Mbreti Zog I, sërish e gjeti veten në mërgim, por kësaj here mërgimi i tij kaloi në rrethana më komode në hotelin Ritz në Londër dhe në Paris. Në moshën 65 vjeçare, Mbreti Zog I vdiq në Francë në vitin 1961.

Pasi janë ekspozuar në Tiranë që prej riatdhesimit, eshtrat e tij do të vendosen në një mauzole të ndërtuar enkas. Ai është pjesë e festimeve të Shqipërisë për 100 vjetorin e Pavarësisë nga Perandoria Osmane. Opozita socialiste e bojkotoi ceremoninë në Tiranë duke e akuzuar qeverinë e djathtë se po e manipulon trashëgiminë e Mbretit Zog për qëllimet e saj.

Shqiptarët kanë pasur mundësinë të rikthejnë monarkinë. Në vitin 1997 një referendum u mbajt, por shqiptarët e refuzuan atë. Refuzimi pati pasoja. Djali i Zogut, Leka Zogu, refuzoi të pranonte rezultatin dhe tentoi një revoltë të pasuksesshme. Pas grushtit të pasuksesshëm, Leka Zogu ndoqi hapat e babait të tij dhe shkoi në mërgim, por u kthye dhe vdiq në Shqipëri në vitin 2011.

Sot, një pasardhës i Mbretit Zog vazhdon të ketë njëfarë influence në çështjet qeveritare shqiptare. Nipi i Zogut, Leka, është këshilltar politik i presidentit aktual të Shqipërisë, Bujar Nishani.