KKVITI

Mbreti i karatesë në Kosovë, gjilanasi Elhami Shabani

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Në përzgjedhjen e karateisteve më të mirë për vitin 2014, nga Federata e Karates së Kosovës epitetet e më të mirëve i takojnë karateisteve të Dritës së Gjilanit në krye me Elhami Shabanin.

Në përzgjedhjen e Lauratëve për vitin 2014 të karatesë në Kosovë nga Federata e Karatesë së Kosovës, karateisti nga KK “Drita”, Elhami Shabani pa konkurrencë në mënyrë unanime dhe me plot meritë shpallet “Mbret” i karatesë së Kosovës për vitin 2014.

Karateisti 21 vjeçar gjatë tërë vitit të kaluar dëshmoi se është i pa konkurrencë në Republikën e Kosovës, paraqitjet e tij në turnire të ndryshme si vendore njëashtu edhe mbar ndërkombëtare, lanë gjurmë duke bërë të ditur se kemi të bëjmë me një talent të jashtëzakonshëm dhe ardhmëri e karatesë së Kosovës.

Për përzgjedhjen e tij më të mirë për vitin 2014 Shabani shprehet,”Ishte një vit me shumë suksese, në çdo paraqitje timen si në arenën vendore njëashtu edhe në atë ndërkombëtare, gjithmonë isha në pozitë të parë, dhe mendoj se me meritë ky epitet më takoi mua sipas rezultateve të arritura por nuk do të ndalem me këto suksese”.

Ky talent i karatesë i cili me paraqitjet e tij dëshmoi se kemi të bëjmë me një karateist me përmasa botërore tregon për ambiciet e tij gjatë vitit 2015,”Ky vit do të jetë një vit shumë i begatshëm me paraqitjet e mija në arenën ndërkombëtare jam duke u përgatitur në mënyrë speciale për Kampionatin Evropian i cili do të mbahet në Stamboll të Turqisë në Mars të këtij viti, synimi im është që nga ky kampionat të kthehem me medalje të artë dhe ti hapi shtigjet e karrierës sime në arenën ndërkombëtare, dhe ta përfaqësoj shtetin e Kosovës sa më denjësisht”.

Eco Higjiena

Brengë kryesore e këtij djaloshi janë mjetet financiare për këtë kampionat evropian “Do të kisha bërë apel si strukturave udhëheqëse të komunës, njashtu edhe bizneseve të ndryshme, që t`na dalin në ndihmë me mjete financiare, duhet pasur parasysh po përfaqësoj së pari komunën e Gjilanit në këtë Evropian, e më pastaj edhe shtetin e Kosovës” bën ta ditur Shabani.

Elhamiu përpos që është karateist shembullor, ai këtë epitet e ka edhe në Fakultetin e Kulturës Fizike në Prishtinë, i cili është në përfundim e sipër, i cili konsiderohet njëri ndër studentët më të mirë.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe trajneri i KK Drita Blerim Hajdari i cili u zgjedh trajneri i vitit 2014 nga Federata e Karatesë së Kosovës,”Është një nder i veçantë që Kosova një karateist të kalibrit të Elhami Shabanit i cili për mendimin tim është i pakonkurenc në Republikën e Kosovës, Elhamiu është shembull që duhet ndjekur të gjithë sportistët, me këtë djalosh kemi aspirata të mëdha, dhe mendoj se viti 2015 do të jetë vit i Shabanit”.

Në përzgjedhjen e “Lauretve 2014″ të karatesë së Kosovës epiteti i më të mirit përpos Elhami Shabanit dhe trajnerit më të mirë Blerim Shabani këtë epitet e mori edhe KK “Drita”.

Njëzet e një vjeqari Shabani nuk është i vetëm në familjen e tij që merret me karate ai ka edhe dy vëllezër 15 vjeqarin Benjaminin i cili ishte në mesin e 10 më të mirëve të karatesë së Kosovës dhe 14 vjeqarin Shpresimin të cilët janë ardhmëri e karatesë jo vetëm të KK Drita por të karatesë së Republikës së Kosovës./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.