UBT

Mbretëria e Bashkuara mbështet apelin e BE-së: Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mbretëria e Bashkuar ka përkrahur letrën e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë, ku kërkohet angazhim konstruktiv për dialog.

Në Twitter, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar thekson se qëndron prapa apelit të 27 shteteve anëtare të Bashkimi Evropian lidhur me dialog, transmeton Telegrafi.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron prapa apelit të qartë nga 27 shtetet anëtare të BE-së për Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të sinqertë pa vonesa të mëtejme”, thuhet në reagimin e bërë.

Ndryshe, pas takimit të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë më 14 shtator në Bruksel, BE-ja shpreh shqetësimin e vet për mungesën e zbatimit nga palët të zotimeve të tyre sipas Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj, për të cilat të dyja palët janë dakorduar në fillim të këtij viti, dhe të cilat janë të detyrueshme për to dhe luajnë rol në rrugën evropiane të palëve.

Hidromorava

“BE-ja u kërkon palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe në mirëbesim. Kjo nënkupton fillimin e zbatimit pa vonesa të mëtejshme bazuar në Propozimin e BE-së, i cili gjithashtu përfshin detyrimin e të dyja palëve për t’i zbatuar plotësisht të gjitha Marrëveshjet e kaluara të Dialogut. Puna për themelimin e Asociacionit/Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë pa asnjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Ndryshe, pas 14 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar ndërmjetësuesin Miroslav Lajçak, duke thënë se ka koordinim mes tij dhe palës serbe.

Kurti para mediave ka njoftuar se propozimi i palës kosovare është refuzuar. /Telegrafi/