GRANDEMALL

Mbretëresha Floriana

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Për momentin ajo është, jo vetëm një nga femrat më të bukura shqiptare, por edhe më me fat e më e suksesshme. Vajza e cila ka kaluar nëpër shumë faza të jetës, që nga modelizmi, ekrani televiziv, prezantimi i Shqipërisë në Miss Bota, madje edhe e shkolluar, rrëfehet për Gazetën Express për jetën e saj, lidhjen me biznesmenin Teodor Ngjela, etj.

Cili është sekreti i formave të bukura fizike që keni?

Faleminderit. Unë kujdesem gjithnjë për ushqimin, mundohem të ha shëndetshëm duke lënë menjëanë ëmbëlsirat dhe brumrat. Rrallëherë konsumoj ushqim pas orës 6 pasdite, vetëm fundjavave kur dal për darka. Krahas kësaj lëviz sa mundem dhe bëj ushtrime fizike kur kam kohë.

Cila mendoni se është arma juaj më e fortë si modele?

Mendoj se aftësia për t’u përshtatur me temën e caktuar të shootit. Kur jam në një photoshoot të caktuar ndjej se aktroj me shikim dhe fytyrë. Krajas kësaj dhe gjatësia më ka ndihmuar shumë.

Fillimet tuaja në modeling, sa të vështira kanë qenë?

Fillimet e mia kanë nisur me një photoshoot që kam bërë me Fadil Berishën në vitin 2005 kur unë sapo isha zhvendosur në NYC për të jetuar. Më pas fillova të punoj rregullisht si fotomodele dhe showroom model. Pa diskutim që nuk ka qenë e thjeshtë, konkurenca është shumë e madhe dhe ka plot vajza të bukura. Unë punoja part time dhe ndërkohë studioja marrdhënie ndërkombëtare dhe luaja edhe volejboll. Kurrë në ambiciet e mia nuk ka qenë të bëhesha modele fulltime. Ka qenë një passion që më ndihmonte të fitoja edhe para.

Në këto momente po shijon fameën apo suksesin?

Pa dyshim që po e shijoj, e kam dashur gjithmonë televizionin dhe suksesin dhe jam e lumtur që jam duke e jetuar ëndrrën time. Krenare për gjërat që kam arritur sidomos për emisionin tim ‘’Jo vetëm modë’’ por shumë e lumtur që kam pasur mbështetjen e duhur nga fati dhe njerëzit e mi të dashur.

Si vishesh në jetën e përditshme?

Jeta ime e përditshme konsiston me takime të vazhdueshme, xhirime, dhe evente të ndryshme dhe kështu më duhet të jem vazhdimisht e kuruar dhe e veshur mirë. Por në fundjavë ndihem më e lirshme për t’u veshur me xhinse, këpucë të sheshta dhe me shumë pak tualet.

Thashethemet, të prekin kur degjon të thuhen për ty?

Në fillim më bënin përshtypje sepse nuk isha mësuar që të sajonin gjithfarë gjërash për mua, por më pas e kuptova se të qenit person publik natyrisht të bën edhe subjekt thashethemesh. Thjeshtë i injoroj dhe nuk i lejoj të ndikojnë tek unë.

Çfarë e bën një modele të suksesshme sipas teje?

Parametrat fizike, të qenit unike dhe shumë punëtore.

Jeni për martese, apo bashkëjetesë?

Jam për të dyja. Njeriu duhet të provojë bashkëjetesën për të parë nëse do të funksionojnë gjërat në ҫift. Pastaj martesa vjen natyrshëm kur mendohet për të zgjeruar familjen. Natyrisht në këto kohë martesa nuk është e domosdoshme por mua me pëlqen.

Kush është idhulli juaj në fushën e modës?

Gisele Bundchen. Një modele shumë e zonja e në të njëjtën kohë një biznesmene e suksesshme.

Jeta private, si po shkon?

Shumë mirë. Jam e lumtur dhe e dashuruar me partnerin tim dhe lidhja jonë është forcuar dhe pjekur.

Kush jeni ju me pak fjalë?

Një vajzë me fat që është gjendur në momentin e duhur në kohën e duhur dhe ka ditur të shfrytëzojë mundësitë që i janë dhënë.

UBT

PASAPORTA!

Ditëlindja – 15/02/1987

Horoskopi – Ujori

Nënshenja – Ujori

Gjatësia – 1.80m

Pesha – 66kg

Ngjyra e flokëve – Kafe

Ngjyra e syve – Kafe

Ngjyra e preferuar – Lejlaja

Shkollimi – Marrëdhënie ndërkombëtare në City College of Neë York

Hobi – Moda, Leximi, Udhëtimet

Sporti – Volejbolli

Muzika – Jazz, Blues, Pop

Këngëtari/ja – Elvis Presley, Chris Rea, Michael Jackson

Filmi – Shaënshank Redemption

Aktori/ja – Angelina Jolie

Politikani – Barack Obama

Missi i preferuar – Miss Universe 2002 Oxana Fedorova

Personi më i dashur – Partneri im, Tedi Ngjela

Mashkulli ideale – partneri im

Vesi/Zakoni – Padurimi

Personaliteti – Pozitive & ambicioze

Dëshira – Të jem e lumtur me Tedin dhe e suksesshme në profesion./expresss/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.