Fundamenti

Mbrëmje kosovarësh në Kupën e Ligës në Angli – Hadergjonaj, Celina e Muric zbresin në fushë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sonte do të zhvillohen plot 33 ndeshje në kuadër të Kupës së Ligës në Angli, ku në fushë do të kenë mundësinë të zbresin edhe yjet e kombëtares së Kosovës.

Skuadra nga të gjitha kategoritë e futbollit anglez do të konkurrojnë në këtë kompeticion, por janë skuadrat e Championship ato që tërheqin vëmendjen tonë, pasi aty luajnë kosovarët.

Tri do të jenë takimet që mund të na mundësojnë që të shohim kosovar në fushë; Nottingham Forest – Fleetwood Town, Huddersfield Town – Lincoln City dhe Swansea City – Northampton Town, raporton lajmi.net.

Arijanet Muric pritet të jetë gardiani i portës së Nottingham në ndeshjen që luhet sonte me fillim nga ora 20:45. Portieri kosovar u kritikua pas ndeshjes debutuese, por trajneri i skuadrës angleze ka bërë të ditur se nuk ka diskutim lidhur me zgjedhjen e parë në portë.

UBT

Ndeshja tjetër që mund të gjej një kosovar në fushën e blertë është ajo mes Huddersfield Town dhe Fleetwood.

Florent Hadergjonaj pritet të mbulojë krahun e djathtë tek vendasit, pasi nuk ka ndonjë konkurrencë të madhe këtë edicion për atë pozitë.

Ndeshja e Swansea City pritet të na dhurojë minuta spektakli nga fantazisti i Kosovës, Bersant Celina, i cili në pozitën ‘10’ është thuajse i pakonkurrencë në skuadrën e tij.

Shpresojmë që të tri skuadrat e lojtarëve nga Kosova të avancojnë në raundin tjetër, me paraqitje sa më të mira të lojtarëve Dardanë. /Lajmi.net/