UBT

Mblidhet task – forca për bujqësinë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryesuar nga drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Ramiz Ramadani, është mbledhur sot task – forca për bujqësinë e cila ka diskutuar rreth fushatës së korrje shirjeve, prodhimit dhe mbjelljeve vjeshtore.

Me këtë rast drejtori Ramadani të pranishmit e përmes tyre edhe të gjithë të interesuarit i ka informuar se ata të cilët janë prodhues nga Gjilani mund të marrin pjesë në panairin regjional i cili organizohet në Tiranë.

Ai ka thënë se si Komunë përmes kryetarit Haziri është konfirmuar pjesëmarrja e fermerëve gjilanas në këtë panair, i cili mbahet nga 25 deri më 28 shtator. Destinomi i panairit është prodhimi.

Poashtu ai edhe sa i përket fushatës së korrje – shirjeve ka thënë se ka qenë një fushatë e organizuar mirë edhe përkundër reshjeve të shpeshta të shiut.
“Përkundër që kishim një kohë me reshje të shpeshta të shiut, fushata e korrje – shirjeve ka kaluar mjaftë mirë dhe është përmbyllur brenda një muaji. Vlen të përmendet këtu edhe bashkëpunimi shumë i mirë me 66 auto – kombajnerët të cilët kanë operuar në arat e Gjilanit e ku çmimi i rekomanduar nga Ministria e Bujqësisë është respektuar. Prej mbi 80 mostrave të marra nga tereni del se për një hektarë të mbjellë me grurë mesatarja e rendimenteve ka qenë 4471 kg. Ndërsa rendimentet më stabile ishin “evropa”, “andino”, “euklid”, “ballaton” etj”, ka thënë ai duke potencuar se fushata zyrtarisht është mbyllur më 15 korrik.

FIDANISHTJA

Ramadani ka thënë se si drejtori në bashkëpunim të ngushtë dhe në mbështetje të fuqishme nga kryetari i Komunës Lutfi Haziri janë duke bërë përgatitjet për mbjelljet vjeshtore.

“Me mbështetje të fuqishme nga ana e kryetarit Haziri ne jemi duke punuar në përgatitjet e mbjelljeve vjeshtore. Këtë vit parashihet të mbillen mbi 2500 hektar me grurë. Të gjithë fermerët të cilët nuk mund të përfitojnë nga subvencionet për mbjelljet vjeshtore në Ministrinë e Bujqësisë, ne si Komunë do të bëjmë përpjekje maksimale që këtë ta bëjmë nga subvencionet dhe buxheti i Komunës së Gjilanit, duke i ndihmuar të gjithë fermerët me farë gruri”, përfundoi ai.

Konkludim i task – forcës për bujqësinë ishte që të gjitha kapacitetet ekzistuese të prodhimit në Komunë të harmonizohen me kapacitetet përpunuese në mënyrë që fermerëve t’u sigurohet shitja e produkteve të tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.