RCCOLA

Mblidhet opozita, refuzohet ftesa e Mustafës për dialog

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Liderët e tri partive opozitare – Visar Ymeri (Lëvizja Vetëvendosje), Ramush Haradinaj (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës) dhe Fatmir Limaj (Nisma për Kosovën), e nisën pak pas orës 17:30 takimin në të cilin do ta shqyrtojnë ftesën zyrtare të kryeministrit Isa Mustafa për hapjen e dialogut për tejkalimin e krizës politike në vend.
Opozita shprehu qëndrimin për ta refuzuar këtë ftesë.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është “është e papranueshme të behet një ftesë sot”.

Uji Dea

“Ky propozim ka pas kuptim me 26 gusht. Sot është i thatë”, ka thënë ai, duke përsëritur se qëndrimi i tyre është të anulohet marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi dhe ajo për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Po ashtu, ai ka kërkuar lirimin e deputetëve të opozitës.
Takimi është mbajtur në selinë qendrore të AAK-së. /Telegrafi/