UBT

Mblidhen të rinjtë shqiptarë të gjeneratës së dytë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Më 29 mars, Universiteti Popullor Shqiptar (UPSH) organizon, për herë të parë në Gjenevë, ditën e shkëmbimit dhe të reflektimit mes të rinjve shqiptarë që jetojnë në Zvicër.

Përveç debatit, takimeve dhe shkëmbimeve të ndryshme, ky tubim ka për qëllim të ndihmojë të rinjtë që t’i zgjidhin sa më mirë mëdyshjet ndërkulturore si dhe procesin e tyre të integrimit

Duke u përballur me pyetjet e shumta të të rinjve të komunitetit lidhur me përkatësinë e tyre të dyfishtë dhe pjesëmarrjen aktive në përditshmëri, UPSH organizon një ditë reflektimi, më 29 mars 2014, në Gjenevë (salla Faubourg). Nëpërmjet dialogut mes të rinjve të gjeneratës së dytë dhe institucioneve zvicerane, shoqatave dhe aktorëve të ndryshëm politikë, Universiteti Popullor Shqiptar ka për synim të promovojë integrimin dhe angazhimin qytetar në shoqërinë Zvicerane sikurse edhe në vendin e origjinës. Ky takim do t’u mundësojë atyre t’u ofrojnë autoriteteve kompetente, pista të ndryshme reflektimi dhe rekomandime, me qëllim mbajtjen gjallë të dialogut ndërkulturor.

Fundamenti

UPSH është një shoqatë pa qëllime fitimprurëse, jo politike dhe jo fetare. Ai është krijuar në 1996, me qëllim dhënien e ndihmës për integrim komunitetit shqiptar me banim këtu( të ardhur kryesisht nga
Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia). Ai është një vend formimi, informimi, parndalimi dhe sensibilizimi, që ndihmon shkëmbimet e mendimeve mes popullatës së Gjenevës dhe Komunitetit Shqiptar. UPSH merr pjesë edhe në rrjete shkëmbimi të ndërsjelltë me shoqatat dhe institucionet aktive në fushën e integrimit në Gjenevë si dhe në nivel federal.

Për më shumë informata, mund të kontaktoni :
• Merita Elezi, Përgjegjëse e projktit,UPA/UPSH Tél. 078 720 99 59/ [email protected]
• Albana Krasniqi-Malaj, Drejtoreshë, UPA/UPSH Tél. 022 340 25 77/ [email protected]