Fundamenti

Mbledhja sekrete, ja si i bindi Duka kosovarët

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Armand Duka, kreu i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, gjatë qëndrimit të Kombëtares në Francës u kishte kërkuar lojtarëve kosovarë se çfarë zgjedhje do të bëjnë për të ardhmen e tyre në lidhje me Kombëtaren.

Ditët e fundit, tre lojtarë të Kombëtares shqiptare kanë zyrtarizuar kalimin e tyre te Kosova. Milot Rashica, Alban Meha dhe Herolind Shala do të jenë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Albert Bunjaku.

Ndërkohë që rreziku që eksodi i kosovarëve të Kombëtares të vijojë është ende prezent për shkak të lejes që ka marrë Kosova në FIFA. Por, FSHF duket komode në këtë situatë. E gjithë kjo, për shkak të një mbledhjeje të zhvilluar disa muaj më parë.

Shqipëria u akomodua në një nga resortet që gjendeshin në qytezën e “Perro Gire” në Francë përgjatë qëndrimit në Europian.

Mirëpo, mbërritja në këtë hotel, ka vendosur thuajse përfundimisht edhe të ardhmen e Kombëtares shqiptare për kontingjentin që pati shansin të ishte pjesë e kuqezinjve në “Euro 2016”.

UBT

Gazeta “Panorama Sport” ka zbuluar një prapaskenë që ka ndodhur në Francë. Kreu i institucionit të futbollit në ven, Armand Duka ka zhvilluar një mbledhje të veçantë.

Nga kontingjenti i lojtarëve që kanë qenë në Francë të gatshëm për trajnerin De Biasi për ndeshjet në Grupin A të Europianit, Duka ka bërë një mbledhje me lojtarët e kuqezinjve që janë me origjinë nga Kosova.

Gazeta ka mësuar se ndër të tjera, tema kryesore e bisedës ka qenë zgjedhja që do të bënin këta futbollistë për të ardhmen e tyre. Duka u ka kërkuar lojtarëve kosovarë që të vendosin se çfarë zgjedhje do të bëjnë për të ardhmen e tyre në lidhje me Kombëtaren.

“Duhet të jeni të qartë se çfarë do të vendosni për të ardhmen. Si për veten tuaj, por edhe për ne që të kemi mundësinë të bëjmë planet për të ardhmen e Kombëtares”, mësohet të ketë qenë esenca e fjalës së Dukës përpara lojtarëve kosovarë.

Në atë mbledhje, unanimisht, futbollistët kanë shprehur gatishmërinë për të qëndruar besnikë të fanellës kuqezi edhe në të ardhmen. Kjo e bën sadopak komode FSHF-në në lidhje me këtë çështje, duke qenë se ka marrë garancinë se grupi aktual nuk do të ketë “firo”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.