ARKATANA

Mbledhja e të hyrave nga Dogana dhe ATK-ja vetëm sa po e dëmton ekonominë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Dy agjencitë që mbushin buxhetin e vendit me para kanë arritur t’i përmbushin parashikimet për të mbledhur 1 miliard e 286 milionë euro.

Nga kjo shifër, Dogana ka mbledhur 946 milionë euro, një rritje prej 75 milionë më shumë se viti i kaluar, raporton KTV.

Drejtues të saj kanë thënë të kenë ndikuar disa faktorë që kanë sjellë tërë këta milionë.

Lulzim Rafuna, drejtor i Doganës së Kosovës, ka thënë se pret që të ndërrojë parashikimi për vitin e ardhshëm në mbledhjen e të hyrave, për faktin se pritet të hyjë në fuqi Marrëveshja e Asociim Stabilizimit dhe ajo me Turqinë.

Edhe ATK-ja, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, ia ka arritur t’i mbledhë 340 milionët e paraparë. Zyrtarë të kësaj agjencie nuk kanë qenë në dispozicion për të dhënë më shumë detaje.

Eco Higjiena

Të dy agjencive u janë hequr 52.6 milionë për ATK-në dhe 16.2 për Doganat e Kosovës.

Ibrahim Rexhepi nga Instituti Stras nuk e sheh problematike mbledhjen e të hyrave, por qasjen e dështuar tash e shumë vjet të qeverisë, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet.

Ai thotë se mendësia e tillë e zhvillimit minon përpjekjet për të nxitur zhvillimin ekonomik të vendit.

Kjo qasje e mbushjes së buxhetit, sidomos nga të hyrat doganore, do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Në parashikimet e buxhetit për tri vitet tjera, dy agjencitë do të kenë për detyrë të mbledhin edhe më shumë, sidomos Dogana nga pikat doganore.

http://koha.net/?id=27&l=91875

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.