Fundamenti

Mbledhja e përbashkët qeveritare, pa rezultate

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Njohësit e proceseve politike në Shqipëri dhe Kosovë nuk shohin ndonjë rezultat për qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë nga mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive që është mbajtur në Prizren vitin e kaluar.

Mobi Casa

Armand Shkullaku dhe Nexhmedin Spahiu kanë thënë për “Epokën e re” se duke mos i përmbushur zotimet e bëra në Prizren, mbledhjet e tilla më shumë po u shërbejnë për qëllime politike qeverive sesa për të mirën e qytetarëve.
Ata i kanë porositur krerët e të dy qeverive që në mbledhjen e ardhshme, e cila pritet të mbahet në mars, të përqendrohen më shumë në thellimin e shkëmbimeve ekonomike.