ARKATANA

Mbledhja e KS të OKB, SHBA kërkon rifillim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit për Kosovën, Richard Mills, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të rifillojnë dialogun në Bruksel për përmbylljen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.

Po ashtu përfaqësuesi i SHBA kërkoi nga dy shtetet që të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tani.

“ShBA mbështesin fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, tanimë me qeverinë e re të Kosovës, ne mirëpresim planet e përfaqësuesit special të BE-së që të rifillojë dialogu në të ardhmen e afërt. Është arritur progres nga palët edhe pse mund të mos shihet aty në raportet e këtij mëngjesi, por këto kanë kontribuar në përmirësim e jetës të qytetarëve në Kosovë dhe në Serbi. Ngjashëm zotimet e dhëna nga Kosova dhe Serbia në SHBA në shtator të vitit 2020 kanë përforcuar themelin e bashkëpunimit ekonomik, zhvillimit dhe normalizimit. Ne besojmë që ka shumë bazë të mirë dhe ka shumë pak kohë për të humbur. Kështu që SHBA inkurajojnë të dyja palët të zbatojnë marrëveshjet e kaluara dhe t’i qasen rifillimit të dialogut në mënyrë pragmatike dhe produktive, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit“, tha përfaqësuesi i SHBA-së.

SHBA përgëzon popullin e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ndërsa presin bashkëpunim nga liderët institucionalë.

UBT

“SHBA presin që të bashkëpunojnë ngushtë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës në shumë prioritete tona të përbashkëta, duke përfshirë edhe zbatimin e reformave për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në qeveri, luftimit të korrupsionit, nxitjes së zhvillimit ekonomik dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha Mills.

SHBA edhe njëherë i rikujton UNMIK-ut se roli i tij në Kosovë është përmbushur dhe se tashmë është koha që të përmbyllet misioni i tij.

Ndërsa përgëzon Kosovën dhe Izraelin për arritjen e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

SHBA rithekson qëndrimin e vet që UNMIK-u ka përmbushur qëllimin e tij fillestar tashmë dhe duhet të ecë drejt përmbylljes. Ne ftojmë anëtarët, kolegët tanë që ti thënë një fund UNMIK-ut, që t’i japin një rol me relevant Kombeve të Bashkuara dhe të lënë Kosovën që të përmbush potencialin e vet. Përgëzoi Kosovën dhe Izraelin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe SHBA-ja pret një thellim të bashkëpunimit mes dy shteteve”, përfundoi Mills.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.