Uji Dea

Mbipesha dhe gjithë sëmundjet e lidhura me të

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Nga dr. Elmas Eltari – Obeziteti (mbipesha) e rrit rrezikun e shumë problemeve fizike dhe mendore. Këto bashkëkombinime sëmundjesh lidhen me diabetin tipi 2. Sasia e tepërt e dhjamit në trup, në 64% të rasteve lidhet me diabetin tek meshkujt dhe 77% të rasteve tek gratë.

Obeziteti (mbipesha) e rrit rrezikun e shumë problemeve fizike dhe mendore. Këto bashkëkombinime sëmundjesh lidhen me diabetin tipi 2. Sasia e tepërt e dhjamit në trup, në 64% të rasteve lidhet me diabetin tek meshkujt dhe 77% të rasteve tek gratë.

Pasojat shëndetësore shfaqen në dy kategori të gjera:

– të atyre nga efektet e rritjes së masës dhjamore (si osteoartriti, apnea bllokuese gjatë gjumit, stigmatizimi social)

-atyre që shkaktohen nga rritja e numrit të qelizave dhjamore (diabeteve, kancerit, sëmundjeve kardio-vaskulare, sëmundjeve me dhjamosje të heparit (jo-alkoolike). Rritja e dhjamrave në trup mund të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës. Gjithashtu, krijojnë një gjendje pro-inflamatore dhe një gjendje protrombotike.

Mund të shkaktojnë:Fusha e mjekësisë

Kardiologji

-Sëmundje ishemike të zemrës,
-Sëmundje anginoze,

-Infarktin e miokardit,

-Insuficiencë kongjestive të zemrës,

-Rritje e presionit të gjakut,

-Rritje jo normale e kolesterolit,

-Trombozë e thellë e venave dhe embolia pulmonare

Dermatologjia -Trashja e lëkurës
-Celuliti

-Hirsutizmi

-Intertrigo

Endokrinologjia dhe mjekësia e riprodhimit -Diabeti i sheqerit,
-Sindromi ovarial,

-Çrregullimet menstruale,

-Infertilitet,

-Komplikacionet gjatë barrës,

-Defektet e lindjes,

-Vdekjet fetale brenda mitrës

Mobi Casa

Gastrointestinal -Sëmundja e refluksit gastroezofageal
-Steatoza e heparit Probleme me tëmthin

Neurologjia -Goditja në tru,
-Migrenë,

-Dementia,

-Hipertensioni idiopatik intrakranial,

-Skleroza e shumëfishtë,

-Neuralgjia parestetike

Onkologjia -Kanceri i ezofagut,
-Kanceri i zorrës së trashë,

-Kanceri i pankreasit,

-Kanceri i tëmthit,

-Kanceri i mitrës,

-Leucemi,

-Melanomë malinje

Psikiatria -Depresioni i grave,
-Stigmatizimi social

Respirologjia -Apnea obstruktive e gjumit,
-Sindroma e obezitetit hipoventilues,

-Astma,

-Rritje të ndërlikimeve gjatë anestezisë së përgjithshme

Reumatologjia dhe ortopedia -Artriti i kyçeve,
-Rënia e lëvizshmërisë,

-Osteoartriti

Urologji dhe Nefrologji -Disfunksioni erektil,
-Mosmbajtja e urinës,

-Mosfunksionimi i veshkës,

-Hipogonadizmi