HW

Mbijetesa me paga të sektorit privat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pagat janë burim kryesor i të hyrave për familjet në Kosovë. Në bazë të shifrave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës nga 100-përqindëshi i burimit të të ardhurave 29 për qind të të hyrave kosovarët i sigurojnë nga pagat e sektorit privat, ndërsa 23 për qind nga pagat e sektorit publik, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Familjet në Kosovë arrijnë ta sigurojnë mbijetesën me një pagë mesatare të sektorit privat, e cila llogaritet të jetë 350 euro. Por, gati dhjetëfishi i kësaj page nuk po u mjafton zyrtarëve shtetërorë që ta mbarojnë luksin e tyre.

Për t’i siguruar të hyrat familjare kosovarët nuk po e shohin bujqësinë si potencial për mbijetesë. Në burimin e të hyrave për ekonomitë familjare bujqësia zë vend vetëm me 3 për qind, nga 5 për qind sa kishte vlerën në vitin 2016.

Shifrat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2017 tregojnë se nga bizneset e tjera familjare kosovarët sigurojnë rreth 13 për qind të hyrat, nga 11 për qind sa arrinin në vitin 2016, shkruan më tutje “Zëri”.

Fundamenti

Një pjesë të mirë të mbijetesës e sigurojnë edhe nga remitancat.

Të hollat e dërguara nga jashtë kapin 8-përqindëshin si burim i të hyrave për ekonomitë familjare në Kosovë, që krahasuar me ndihmat sociale i bie se janë dyfishuar.

Në këtë përmbledhje shifrash janë përfshirë edhe pensionet, nga të cilat kosovarët sigurojnë 12-përqindëshin e burimit të të hyrave, nga 11 për qind sa ishte në vitin 2016.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.