Mbiemra banaliteti
Po këndoj këngë realiteti, Për mbiemra banaliteti, N’meset tona po jetësohen – Kujt s’i shkon mendja të ndërrohen!
Këta mbiemra s’kanë lezet –
Kundërmojnë banalitet !
Ku janë forcat intelektuale ,
Që s’i ndërrojnë mbiemrat banale ?!
Përmes vargjeve ma thotë zemra ,
Që t’ua sjell këta mbiemra ,
Që kanë rrënjë n’ banalitet –
Do të bindeni edhe ju vet !
Këndon gjeli te koteci –
Po martohet Petllush Peci !
Po vijnë kerret nëpër tela –
Po vjen nuse Zela Pela !
Zemrat tona i urofshin –
Peci e Pela u trashëgofshin !
Këndon rapsodi Hasan Hanuci –
Po martohet Lulëzim Luci !
Po na vijnë kerret me lula –
Po vjen nuse Hyrie Pula !
T’ gjithë këndofshin e urofshin –
Luci e Pula u trashëgofshin !
Gjilan, më 27.10.2014. Demir Krasniqi./rajonipress/