ARKATANA

Mbi timon edhe pse i ishte marrë patentshoferi: Kosovari provon të mashtrojë policinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ai kishte ndërruar vendet me personin tjetër që kishte në veturë, duke ia lënë atij vendin e vozitësit, për të vënë në lajthitje policinë.

Me rastin e një kontrolli që ka bërë policia në rrugën automobilistike në afërsi të Dübendorf-it (Kantoni i Cyrihut) ka gjetur se një kosovar 44 vjeçar po voziste veturën përkundër faktit se atij më parë i ishte marrë patentshoferi!

Kur ka parë se policët ishin duke kontrolluar makinat në atë pjesë të rrugës, ai kishte dashur të mashtronte ata, duke devijuar qëllimisht pak para vendit ku bëhej kontrollimi, shkrun polizeinews.ch. Me atë rast ai kishte ndërruar vendet me personin tjetër që kishte në veturë, duke ia lënë atij vendin e vozitësit, për të vënë në lajthitje policinë. Pastaj janë paraqitur vetë te pika e kontrollimit, me vende të ndërruara, transmeton albinfo.ch. Por kontrolluesit nuk kanë rënë në lajthitje dhe kanë konstatuar se mbi timon kishte qenë pikërisht kosovari, i cili më parë ishte dënuar me dorëzim të patentshoferit.

ARKATANA

Shoku i tij, një shtetas 47 vjeçar i Serbisë me këtë rast është arrestuar për ndihmën që i ka dhënë shokut të tij në mashtrimin e policisë.

http://www.albinfo.ch/mbi-timon-edhe-pse-i-ishte-marre-patentshoferi-kosovari-provon-te-mashtroje-policine/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.