UBT

Mbi premtimet dhe gënjeshtrat

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Amir Jakupi – Ka më shumë se një vit që në Kamenicë nuk është regjistruar asnjë lindje. Në repartin gjinekologjik nuk është kryer asnjë kontroll. Në shërbimin dentar nuk mund ta gërryesh apo mbushësh një dhëmb… Në Laborator nuk bëhen as analizat elementare.

Pse banorët e qendrës përgjatë gjithë verës terrorizohen prej zhurmave të kafiterive e restauranteve?
Pse lejohet degradimi dhe shkatërrimi i lumenjve dhe mjedisit?
Pse Koretini, Shipashnica, Muciverci, Rogana e fshatra të tjerë e vuajnë akoma mungesën e ujit të pijes, ndërsa janë investuar qindra mijëra euro për ndërtimin e ujësjellësve?
A merret kush me këto shqetësime… Një është e sigurt: Qeverisja në largim, dhe mirë që po shkon, në katër vjet nuk ka bërë asnjë përpjekje për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Në garën e 22 tetorit, vetëm Shaip Surdulli rikandidon. Të gjithë kandidatët tjerë garojnë për herë të parë. Mbetet t’i shohim nëse në programet e tyre ofrohen zgjidhje këto probleme, por personalisht kam shumë pak shpresa.

FIDANISHTJA

E ato të tjerat: Si Zhvillimi i turizmit malor… Qindra vende të reja të punës… Zhvillimi ekonomik… Arsimi cilësor… Rritja e buxhetit, ulja e taksave e themelimi i Komunës së Hogoshtit… këto nuk i hanë më kamenicasit që jetojnë e që po ikin prej Kamenicës. Këtu nuk ka luftë, por ka degradim e shkatërrim të arsimit, shëndetësi të sëmurë, ka uri, ka skamje, ka varfëri e mungesë shprese.

Mjafton ta bësh një shëtitje dy orëshe në fshatrat e Malësisë së Kamenicës, i sheh bosh, si varre të hapura. Të harruara dhe të braktisura, jo vetëm nga Komuna e Qeveria…E një shëtitje në mbrëmje rrugëve te qytetit, e ndjehesh se je në një vend si pas një kolere.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.