Uji Dea

Mbi një mijë ndërmarrje u regjistruan në gusht, por ja sa u shuan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjatë muajit gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 1,068 ndërmarrje të reja. E që krahasuar me muajin korrik 2025, numri i ndërmarrjeve të regjistruara ka shënuar një rënie prej 18.8%, ndërsa në raport me gushtin e vitit të kaluar, ka pasur një rritje prej 17.4%.

Por gjatë muajit gusht nuk pati vetëm ndërmarrje të reja, të cilat u regjistruan.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë muajit gusht janë shuar gjithsej 90 ndërmarrje, raporton Indeksonline.

Sa i përket aktiviteteve ekonomike më të preferuara, në krye qëndron tregtia me shumicë e pakicë dhe riparimi i mjeteve motorike e motoçikletave, me 235 ndërmarrje (22%). Pasojnë prodhimi me 145 (13.6%), ndërtimtaria me 114 (10.7%), aktivitetet profesionale, shkencore e teknike me 98 (9.2%), si dhe akomodimi dhe shërbimet me ushqim me 96 (9%).

HW

Nga aspekti i madhësisë, mikro ndërmarrjet (0–9 të punësuar) dominojnë me 1,061 ndërmarrje të regjistruara, ndërsa vetëm 7 janë ndërmarrje të vogla (10–49 të punësuar). Në këtë muaj nuk është regjistruar asnjë ndërmarrje e mesme apo e madhe.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të regjioneve Prishtina prin dukshëm me 535 ndërmarrje të regjistruara (50.1%), e ndjekur nga Mitrovica me 124 (10.6%), Ferizaj me 110 (10.3%), Prizreni me 92 (8.6%), Peja me 77 (7.2%), Gjilani me 68 (6.4%) dhe Gjakova me 62 (5.8%).

Sa i përket gjinisë së pronarëve, 67% e ndërmarrjeve apo 716 prej tyre janë themeluar me pronarë meshkuj, 28.7% apo 306 prej tyre me pronare femra, ndërsa 4.3% apo 46 janë me pronësi të përzier./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.