Uji Dea

Mbi një mijë çiklist i bashkangjiten aktivitetit “Gjilani bike”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit, ashtu edhe siç është paralajmëruar, sot në orët e mëngjesit ka nisur aktiviteti “Gjilani bike”, që për qëllim ka vetëdijesimin e pjesëmarrësve në Komunikacion dhe përdorimin sa më të madh të biçikletave, eksplorimin e natyrës së Gjilanit dhe vizitën e monumenteve historike që e karakterizojnë komunën tonë.

Këtij aktiviteti i janë bashkangjitur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të dominuar nga të rinjtë, të cilëve u printe nënkryetari i Gjilanit Rexhep Kadriu, i shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale, por edhe nga nivelin më të lartë i udhëheqjes së organeve të sigurisë.

Me këtë rast nënkryetari Kadriu, para nisjes në emër të kryetarit Haziri, që është mbështetës i këtij aktiviteti, ka thënë se të rinjtë përherë nëpër botë gjatë historisë, janë ata të cilët kanë bërë ndryshime në shoqëri me ide kreative dhe të dobishme dhe këtë qëllim e ka edhe sot në Gjilan.

Mobi Casa

“Gjilani që nga shënimi simbolik i Ditës Botërore e Rinisë, ka shënuar aktivitete të ndryshme në kuadër të “Gjilani bike”, për të kulmuar sot me këtë aktivitet të çiklizmit, që është i organizuar për vetëdijesim dhe ndryshim të qarkulluesve në komunikacion, duke kaluar nga përdorimi i madh i veturave në përdorim të biçikletave, që bënë më të shkurtë dhe të shpejtë rrugën nëpër qytet duke u shmangur kolonave. Shpresojmë se kjo pjesëmarrje e madhe në këtë kampanjë të jetë një shembull i mirë edhe për të gjithë ata që sot nuk janë këtu, që të bëhet përdorimi i biçkletave. Kampanja të tilla vetëdijësuese dhe të dobishme për shoqërinë urojmë të ketë sa më shumë”, tha në fjalën e tij nënkryetari Kadriu.

Ndryshe, pas shënimit simbolik të Ditës Botërore të Rinisë më 12 gusht, aktivitetit për dhurimin vullnetarë të gjakut, në këtë aktivitet të sotëm që destinacion ka Kalanë e Pogragjës, do të bëhet një pushim atje rekreativ, do të ndahet një biçikletë si dhuratë dhe kështu vazhdohet më tutje në ditët në vijim me shpërndarje të mirënjohjeve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.