Uji Dea

Mbi katër dekada me ditar në duar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Arsim Halili – Këto ditë fillim shkurti, pas një periudhe të gjatë, respektivisht mbi katër dekada me ditar në duar, arsimtari i Mësimit klasor nga fshati Dobrosin Ali Rexhepi, e përmbylli punën si mësimdhënës. Ai gjithë karrierën e tij prej mësimdhënësi e filloi dhe mbaroi në fshatin e lindjes në Dobrosin komuna e Bujanocit.

Ali Rexhepi thotë: se ndihet krenar që përkundër vështirësive të natyrave të ndryshme, ka arritur të përcjell gjenerata e gjenerata, dhe si rezultat i gjithë kësaj, ish nxënësit e tij kanë arritur që sot të krijojnë profile e tyre profesionale, gjë që kanë dëshmuar me të arriturat e tyre kudo që ata ndodhen. Kjo sigurisht e bënë krenar secilin mësimdhënës, natyrisht edhe arsimtarin Ali.

Duhet thënë se për punën dhe përkushtimin profesional, kolektivi i shkollës fillore “Sami Frashëri“ paralelja e ndarë në Dobrosin i ka ndarë Mirënjohje për kontributin e tij.

Mobi Casa

Mirënjohje për kontributin e dhënë e tani më si veteran i arsimit i’u nda edhe nga drejtoria e shkollës fillore “ Sami Frashëri “ në Lluçan, respektivisht drejtori Qemal Beqiri.

Si dhe Mirënjohje i’u nda nga ish-nxënësit e tij të cilët kanë lindur më 1979 e që kjo ishte edhe simbolikë sepse arsimtari Ali, pikërisht karrierën e tij si mësimdhënës e ka filluar në këtë vit.

Me një organizim modest nga kolektivi dhe nxënësit, natyrisht mes emocioneve u përcoll arsimtari Ali, tani më me një status tjetër atë të pensionistit dhe veteranit të arsimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.