Mbi durimin tonë të padurueshëm ndaj Serbisë
Nga Lumir Abdixhiku – E pasja e shtetit bën brengën time më të madhe sa herë që neofashistë e shpifës zyrtarë serbë parakalojnë këndej. Vijnë, provokojnë, ofendojnë dhe kthehen sërish pa asnjë konsekuencë, as edhe një veprim. Thuajse këtu nuk ka shtet. Thuajse ky shtet nuk ka ndjeshmëri. Thuajse kjo tolerancë jona është borxh ndaj tyre. Më nuk e di e nuk mund të dalloj se kush është viktimë e kush kriminel.
-1-
Vladimir Lazareviq ishte dënuar me 10 vjet burgim nga Tribunali i Hagës për krime lufte të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë. Javën që shkoi, pas përfundimit të dënimit, Lazareviq ishte kthyer në Serbi – si hero kombëtar. Kriminelin


