Eko Higjiena

Mbi 90 për qind e studentëve të diplomuar në UBT, arrijnë të punësohen e vetëpunësohen

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Suksesi i UBT-së tregohet më së miri me punësimin e studentëve, që dalin të diplomuar nga ky institucion. Ata janë lehtësisht të qasshëm në tregun e punës, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë shtetëror.

Faktin se studentët e UBT-së janë shumë të përgatitur për tregun e punës, e vërtetojnë edhe vetë kompanitë, një numër i konsiderueshëm i të cilave, stafin e kanë të përbërë kryesisht nga studentë dhe ish-studentë të UBT-së.

Përfaqësuesi i kompanisë vendore “Rrota”, Ardian Veliu tregoi se mbi 50 për qind e stafit të kësaj kompanie është i përbërë nga ish-studentë dhe studentë aktualë të UBT-së.
“Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me UBT-në. Mund të them se më shumë se gjysma e punëtorëve, konkretisht gjysma e programerëve të kompanisë sonë janë studentë apo ish-studentë të UBT-së. Ne jemi shumë të kënaqur me cilësinë dhe përgatitjen profesionale të tyre”, theksoi Veliu.

FIDANISHTJA

Rektori i UBT-së, dmond Hajrizi tha se synimi i tij, që nga themelimi i UBT-së 16 vite më parë, ka qenë aspekti e plotësimit të nevojave dhe zbrazësive që i kanë lënë universitetet publike në fushën e edukimit e arsimit, si dhe përmbushja e nevojave të industrisë dhe të tregut kosovar të punës.

“Treguesi më i mirë i suksesit tonë janë të diplomuarit tanë, të cilët çdo ditë e më tepër po e gjejnë veten në tregun e punës. UBT është përkushtuar që për studentët të ofrojë e krijojë jo vetëm një vend pune, por edhe t’i edukojë në atë mënyrë që ata të krijojnë punë për të tjerët”, potencoi Hajrizi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.