UBT

Mbi 800 mijë euro arrin borxhi i bizneseve që vonohen në pagesa të tatimit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Mbi 800 mijë euro llogaritet të jetë borxhi i akumuluar nga interesi për shkak të mos pagesës me kohë të tatimeve nga bizneset, raporton KTV.

Me vendimin e fundit të nxjerrë nga Ministria e Financave, me të cilën ulen normat e interesit në dënime, pritet që vlera e përfitimeve për bizneset të arrijë deri në mbi 200 mijë euro.

Zyrtarë të ATK-së kanë bërë të ditur se kjo shifër mund të ketë ndryshime varësisht prej pagesës së tatimeve, përcjell koha.net. Megjithatë, një vendim i tillë nuk është pritur edhe me shumë gëzim nga shoqatat e biznesit.

ARKATANA

Ato vlerësojnë se është dashur edhe disa çështje të tjera të zgjidhen në të njëjtën kohë, në mënyrë që bizneset të ndiejnë ndryshimet e bëra nga shteti.

Me anë të këtij vendimi norma e interesit vjetor për obligimet e papaguara tatimore brenda afateve ligjore përcaktohet të jetë 10.92%.