Mobi Casa

Mbi 77 mijë të vaksinuar me dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës Anti-Covid në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani në vend janë vaksinuar 77 mijë e 437 persona me dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës Anti-COVID, raporton Gazeta Express.

Nga kjo ministri kanë treguar se në 24 orët e fundit në vend janë administruar 2 mijë e 556 vaksina Anti-COVID.

FIDANISHTJA

Numri i dozave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 776 mijë e 133.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.556 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.776.133 doza të vaksinës. Deri më sot 805.086 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 77.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.