Fundamenti

Mbi 700 kërkesa në vitin 2018 i ka shqyrtuar sektori i lejeve të ndërtimit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Sektori i lejeve të ndërtimit ka pranuar rreth 701 kërkesa që lidhen me parcelim të truallit, kushtet e ndërtimit, lejet e ndërtimit, dhe lejet e rrënimit thotë Bekim Bajrami drejtor i urbanizmit.

Aktivitetet që ka zhvilluar sektori i lejeve të ndërtimit për vitin 2018 janë të ndryshme, por mbi të gjitha sipas drejtorit të urbanizmit Bekim Bajramit kanë mbizotëruar : Kërkesa për ekstrakt nga Plani, kërkesa për Parcelim të truallit, kërkesa për objekt të karakterit të përkohshëm të tipit montues, kërkesa për kushte ndërtimi, kërkesa për rekonstruim, aneks ndërtim, shtim, mbindërtim, e forma të tjera të ndërhyrjeve në ndërtesën ekzistuese, kërkesa për leje paraprake, kërkesa për Leje Ndërtimi, kërkesa për Kontrollim teknik- Leje të përdorimit, kërkesa për ndërtim të objekteve të përkohshme – ndihmëse, në vend ndërtim
(Objektet e përkohshme – ndihmëse në vend ndërtim kërkojnë Leje të Veçantë nëse e cenojnë shëndetin e njerëzve, trafikun– qarkullimin, dhe mjedisin si në rastet e mëposhtme): kërkesa për Leje Rrënimi- Demolime të objekteve, kërkesa për Vlerësim dhe konstatim të gjendjes së objektit, kërkesa për ndërtim të objekteve të Infrastrukturës komunale (rrugë, ura, hapësira gjelbëruese, hapësira për sport dhe rekreacion, rrjet të energjisë, ujësjellësit, kanalizimit, ndriçimit publik, PTK dhe përçuesve tjerë.

Fundamenti

Kurse përgjatë vitit 2018 ky sektor dhe kjo drejtori ka pranuar kërkesa të tipit : parcelim të truallit 395, kushtet e ndërtimit 101, leje ndërtimi 116, leje përdorimit 13, leje Rrënimi 18, ankesa 58, gjithsejtë 701.

Kurse kërkesat e shqyrtuara në Korrik- Gusht 2018 duken kështu:
Parcelim të truallit…………………….. 342
Kushtet e Ndërtimit…………………… 122
Leje Ndërtimi……………………………. 140
Leje Përdorimit…………………………. 2
Lajmërime (Konkluza)……………….. 51
Leje Rrënimi……………………………… 14
Refuzim të kërkesave………………… 10
Gjithsejtë 681 kërkesa të shqyrtuara
Janë në shqyrtim edhe 20 tjera ka thënë në raportin e tij vjetor Bekim Bajrami./rajonipress/