Mbi 600 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se u infektuan 49 persona me virusin SARS-CoV-2.
Në anën tjetër, 166 pacientë që ishin të infektuar me këtë virus, u shëruan.
Ndërkohë, Ministria bëri me dije gjithashtu se numri i rasteve aktive është 657.
Asnjë dozë vaksine nuk u administrua dhe asnjë jetë e humbur nuk u regjistrua.
Sipas të dhënave të Ministrisë, që nga fillimi i pandemisë, mbi 271 mijë qytetarë janë infektuar me COVID, teksa janë administruat mbi 1 milion e 835 mijë doza vaksinash.