Eko Higjiena

Mbi 600 pedagogë duhet të rishkollohen, për t’i ruajtur vendet e punës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Të gjithë pedagogët që janë në marrëdhënie pune në arsimin parauniversitar qoftë si edukatorë, mësues klase, apo mësimdhënës të edukatës qytetare, do të duhet t’iu nënshtrohen studimeve të mëtutjeshme përmes një programi të ashtuquajtur “Programi për avancimin e pedagogëve”, nëse duan që të mbesin në vendet e tyre të punës, shkruan sot Koha Ditore.

Por nuk dihet se çfarë titulli do të marrin për këtë rishkollim apo rikualifikim. Ministria ende nuk e ka definuar se çfarë shkalle e shkollimit do të cilësohet ky lloj vazhdimi i studimeve, ndonëse ka sjellë vendim që i kushtëzon pedagogët, që kanë këso marrëdhënie pune që të vazhdojnë shkollimin nëse duan t’i mbajnë vendet e punës si mësimdhënës apo edukatorë.

Sipas Institutit Pedagogjik të Kosovës, vende të tilla aktualisht mbajnë afro 600 pedagogë. Të tillët i pret rishkollimi.

Uji Dea

Këtë veprim të Ministrisë e kritikojnë ekspertët e arsimit, por jo edhe anëtarët e Institutit Pedagogjik.

Halim Hyseni, ekspert i çështjeve të arsimit, ka thënë për “Kohën Ditore” se “kjo çështje nuk rregullohet me vendime të ministrit, e aq më pak guxon të jetë selektive, sepse me këtë rast kalohet në diskriminim të qytetarëve”.

http://koha.net/?id=27&l=71269

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.