ARKATANA

Mbi 60% e kallëzimeve penale mbesin të pazgjidhura nga Prokuroria më 2014

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sistemi prokurorial në këtë vit i ka trashëguar 33 mijë e 709 kallëzime penale nga viti i kaluar, shkruan sot Koha Ditore. Bazuar në Raportin e punës së prokurorive të Shtetit për vitin 2014, performanca e prokurorive është më e dobët krahasuar me vitin 2013.

Nga 55 mijë e 510 kallëzime penale në vitin 2014, prokuroritë kanë arritur t`i zgjidhin vetëm 21 mijë e 801 kallëzime penale. Ky raport është shqyrtuar të premten në Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). Anëtarët e Këshillit kanë thënë se këto statistika flasin për peformancë të dobët të prokurorive, sidomos atyre themelore.

Ndërkaq, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se do të kërkojë llogari prej të gjitha prokurorive për punën që është bërë deri tash.
Në vitin 2014, bazuar në Raport, sipas zyrtarit të KPK-së, Ehat Miftaraj, Departamenti për Krime të Rënda ka qenë më i angazhuari dhe ka pranuar më së shumti lëndë në krahasim me numrin e prokurorëve.

Uji Dea

Nëse bëhet krahasimi me vitin 2013, Miftaraj ka thënë se në vitin 2014 prokuroritë kanë qenë më pak efikase sesa viti paraprak.

http://koha.net/?id=27&l=59705

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.