Eko Higjiena

Mbi 500 mijë euro për renovimin e pesë shkollave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka bërë kërkesën për renovimin e pesë shkollave në komunën e Kamenicës, mirëpo prej këtyre pesë kërkesave, dy prej tyre janë nënshkruar.

Shkollat të cilat do të rinovohen janë Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “ Skënderbeu” në Hogosht dhe Shkolla Fillore “ Abdullah Krashnica -Presheva “në Koretin ka thënë Shaip Surdulli.

Në këto shkolla do të bëhet renovimi i brendshëm dhe i jashtëm si dhe vendosja e ngrohjes.

RCCOLA

Po ashtu, është bërë edhe nënshkrimi i kontratave me kompanitë të cilat do të bëjnë mbikëqyrjen dhe kryerjen e punëve ndërtimore në shkollat të cilat kanë përfituar nga Projekti Masat e Eficiences së Energjisë në Shkolla projekt ky i financuar nga BE, nëpërmjet Ministrisë së Administrimi të Pushtetit Lokal.

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka falënderuar ministrinë, e cila po mbështet komunën e Kamenicës me disa projekte.

Po ashtu, kompanitë e kontraktuara janë INOCSA- mbikëqyrje e projektit dhe GE.COP. spa –Punë Ndërtimore, kurse vlera investive për renovimin e dy shkollave është rreth 500 mijë euro./rajonipress/