GRANDEMALL

Mbi 5 mijë policë nesër në detyrë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Më shumë se pesë mijë e pesëqind policë kosovarë do të jenë në detyrë më 3 nëntor, me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë. Zyrtarët e Policisë deklarojnë se në bazë të planit operacional, janë marrë të gjitha masat që gjendja e sigurisë të jetë e qetë.

“Janë marrë të gjitha masat nga ana e policisë, për kryerjen e të gjitha detyrave policore që ndërlidhen me procesin zgjedhor dhe janë bërë disa përgatitje në të gjitha drejtoritë rajonale. Faza e tretë e planit nënkupton ditën ‘Z’, apo ditën e zgjedhjeve ku kryesisht aktivitetet e policisë janë përcjellja e materialit sensitiv nga depot nëpër qendrat e votimit dhe menaxhimi i situatës së sigurisë në qendrat e votimit”, tha Brahim Sadriu, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Nga ana tjetër, edhe zyrtarët e EULEX-it, thanë se policia e EULEX-it do të mbështesë Policinë e Kosovës me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe do të jetë në gjendje gatishmëri për çdo gjë.

UBT

Zëdhënësi EULEX-it, Blerim Krasniqi, shpjegoi për Radion Evropa e Lirë se që nga shtatori, misioni ka punuar me Policinë e Kosovës sa i përket përgatitjeve për zgjedhjet dhe ka dhënë këshilla për hartimin e planit operacional të Policisë së Kosovës.

EULEX-i, tha Krasniqi, do t’i kushtojë vëmendje të veçantë veriut të Kosovës me rastin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye, u shpreh ai, do të rritet prania e policisë në veri gjatë zgjedhjeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.