Uji Dea

Mbi 42 mijë kosovarë migruan në vitin 2021, 80% janë të rinj e vetëm një pjesë e vogël u kthye

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

42 700 qytetarë të Kosovës kanë migruar në vitin 2021, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e tyre janë rikthyer. Migrimi “neto”, në këtë vit kur shkaku i pandemisë kishte ende vështirësi për termine për viza, është 38 mijë kosovarë.Këto shifra i ka bërë të ditura për Ekonomia Online, drejtori për statistika të popullsisë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati.

Ai ka thënë se pjesa më e madhe e qytetarëve migrojnë në vendet e Bashkimit Evropian, ndonëse ka thënë se ka edhe nga ata që migrojnë në vende më të largëta, si ShBA etj.“Ne e kemi publikuar vitin e kaluar një raport që është në bazë të vlerësimit dhe në atë raport janë evidentuar 42 700 e me shumë banorë që kanë migruar. Por, një pjesë e tyre është kthyer dhe migrimi neto për vitin 2021 është rreth 38 mijë banorë më pak që e kanë lëshuar Kosovën. Zakonisht kosovarët udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian, pjesa dërrmuese, por një pjesë e vogël në SHBA dhe Kanada apo vende të tjera. Por, është një numër shumë i vogël në krahasim me migrimin në vendet e Bashkimit Evropian”, u shpreh Kastrati.

Mobi Casa

Pjesa më e madhe e atyre që po e braktisin Kosovën janë të rinj. “Ka struktura të ndryshme të popullsisë, por pjesa dërmuese, mbi 80 për qind, nga të dhënat e Bashkimit Evropian dhe burimet e tjera, janë të rinj, kryesisht grup mosha 21 deri 28; pjesa dërmuese e tyre është në moshë të re”, ka thënë ai.

Kastrati ka thënë se Kosova nuk i ka statistikat e sakta se sa kosovarë e kanë lëshuar vendin që nga paslufta.“Jo nuk i kemi për shkak se pas pavarësimit të Kosovës kanë filluar të evidentohen të dhënat për Kosovën në të gjitha shtetet pritëse, sepse kosovarët para shpalljes së pavarësisë kanë pas një nënshtetësi tjetër dhe janë data bazat me nënshtetësi tjera nuk janë publikuar. Kemi kërkuar për disa vite nga shtetet pritëse ku janë kosovarët, por nuk munden me i nxjerr sepse duhet vetë personi të shkojë atje, në atë komunë, në atë vend ku qëndron me e tërheq nënshtetësinë e kaluar, e kjo është edhe sfida”, ka thënë ai.Trendi i ikjes së të rinjve duket se është edhe më i shprehur në vitin 2022 dhe në këtë fillimvit. Por ASK-ja nuk i ka këto statistika aktualisht.