Mobi Casa

Mbi 400 mijë kosovarë në diasporë, vetëm 15 mijë votojnë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Vetëm 3 për qind e kosovarëve që jetojnë në diasporë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Ministria e Diasporës deri më tani ka regjistruar rreth 400 mijë kosovarë që jetojnë në diasporë, derisa sipas KQZ-së të drejtë vote këtë të diel kanë vetëm 15 mijë nga ta.

Më shumë se 400 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në diasporë, kurse vetëm rreth 15 mijë prej tyre u është dhënë e drejta e votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se janë pranuar mbi 20 mijë aplikacione të mërgimtarëve, mirëpo rreth 5 mijë e tyre janë refuzuar për shkak se nuk i kanë përfillur rregullat, shkruan “Zeri”.

ARKATANA

Nga ana tjetër, zyrtarë në Ministrinë e Diasporës vlerësojnë se numri i personave nga diaspora që pritet të votojnë këtë të diel është tejet i vogël në krahasim me numrin e tërësishëm të mërgimtarëve. Ata më tej kanë treguar se numri i qytetarëve që jetojnë në diasporë vetëm sipas regjistrimit preliminar kap shifrën 400 mijë.

Nga ana tjetër, aktivistë nga Kosova që jetojnë në diasporë konsiderojnë se mërgimtarët janë përjashtuar qëllimisht nga zgjedhjet parlamentare. Ata konsiderojnë se diaspora duhet të ketë qendra të votimit në shtetet ku jetojnë e jo t’u shkelet privatësia me anë të formularëve./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.