Mobi Casa

Mbi 40 zyrtarë u akuzuan për mosdeklarim të pasurisë, me Ligjin e ri parashihen sanksione të ashpra

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Drejtori i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), Afrim Atashi në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se mbi 40 zyrtarë të lartë janë akuzuar për mosdeklarim të pasurisë.Sipas tij, të gjithë zyrtarët e lartë të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë dhe që nuk kanë pasur arsye të mjaftueshme kundrejt tyre janë ngritur kallëzime penale.

Atashi tha se ndërvite bashkëpunimi me prokurorinë është avancuar, derisa sa shton se ndërmjet tyre ka bashkëpunim edhe para se të bëhen kallëzimet penale.“… janë rreth 40 deri në 50 edhe pse tash zyrtarët e lartë publik kanë sjellë arsyetime pas afatit të deklarimit të pasurisë dhe ato pasi të dalin statistikat se sa e kanë deklaruar ato vinë pastaj, mirëpo të gjithë ata që nuk e kanë deklaruar pasurinë dhe nuk kanë pasur arsye të mjaftueshme pse nuk e kanë bërë një gjë të tillë agjencia ka paraqitur kallëzime penale dhe janë prokuroritë kompetente ku edhe tash në baza ditore mbajmë informata dhe kështu do të ndodhë edhe në këtë afat”.

Atashi shpreson që deri në fund të këtij viti të finalizohet Ligji për Agjencinë dhe ai për deklarimin e pasurisë.

Eco Higjiena

Ai thotë se është paraparë që AKK-ja më tepër të shkoj kah aspekti parandalues si dhe të fuqizohet më shumë në aspektin e prejardhjes së pasurisë.Me Ligjin e ri ai thotë se do të sanksionohen si kundërvajtje fillimisht mosdeklarimi i pasurisë, duke përfunduar edhe me aktakuzë, por edhe me ndëshkime më të mëdha.“Ajo çka mund ta them është se ne si Agjenci prapë se prapë nuk po ndëshkohen ashtu si parashihet me ligj, do të thotë kemi falje dhe dënime shumë të ulëta për mosdeklarim të pasurisë edhe pse kjo do të merr fund me ndryshimin e Ligjit për deklarimin e pasurisë ku është paraparë që të sanksionohen si kundërvajtje fillimisht nëse nuk deklarohen në afatin e paraparë ligjor pra me gjobë dhe nëse edhe një herë nuk e deklaron pasurinë pastaj shkon dhe bëhet vepër penale dhe kjo është një bazë e mjaftueshme për prokurorinë, gjykatën që qëllimi se pse nuk po e deklaron pasurinë dhe mundet me i ndëshkuar me dënime më të mëdha të ardhmen”.“Kemi kërkuar dhe kjo është bërë në bazë të analizave dhe raporteve të ndryshme që e kanë vlerësuar gjendjen e agjencisë dhe është paraparë që agjencia të shkojë më shumë kah aspekti parandalues të fuqizohet në aspektin e deklarimit të pasurisë dhe të kemi më shumë qasje sa i përket prejardhjes së pasurisë e hetimit, ky draft ligji ka mbet në përfundim e sipër mirëpo për shkak të rrëzimit të qeverisë tash ka mbetur pezull dhe besojmë që me ardhjen e ministres së drejtësisë do të fillojë puna dhe jemi në finalizim, janë dy ligje që kanë mbetur në përfundim e sipër, ligji për deklarim dhe ai për agjencinë besojmë se në këtë vitë do ti përfundojmë edhe këto dyja”.

Atashi ka paralajmëruar të gjithë zyrtarët e lartë publik që janë larguar nga detyra apo kanë ardhur për herë të parë të deklarojnë pasurinë brenda afatit 30 ditorë, siç thotë ai kjo nuk lidhet me afatin e rregullt ligjor, raporton EO.“Të gjithë zyrtarët e lartë publik që e kanë marr detyrën për herë të parë duhet të deklarojnë pasurinë brenda afatit 30 ditor, po ashtu edhe gjithë zyrtarët e lartë publik që janë larguar apo shkarkuar nga detyra duhet me deklaruar pasurinë në afatin 30 ditor sepse kemi edhe largime edhe ardhje të zyrtarëve të rinj dhe e keqkuptojnë”.“…deputetët që e kanë marr detyrën për herë të parë ata duhet të deklarojnë në afatin brenda 30 ditëve dhe nuk lidhen me afatin e rregullt ligjor, ndërsa ata që e kanë marr detyrën dhe kanë qenë edhe më herët ata e kanë afatin e rregullt, ndërsa këta që janë për herë të parë duhet brenda 30 ditëve”.