ARKATANA

Mbi 40 vite punë e sakrificë i mbeti besnikë drejtësisë

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Shemsedin Pira vazhdon të mbetet njëri nga avokatët me një reputacion jashtëzakonisht pozitiv në fushën e drejtësisë. Duke filluar nga viti 1977 kur edhe nis të ushtrojë profesionin e juristit- avokaturës, Pira do të mbetet besnik i denjë i profesionit. Pavarësisht katrahurave ai i sfidoj të gjitha për të krijuar një karrierë të pasur 40 vjeçare në fushën e drejtësisë. Pira për rajonipress flet për Gjykatën Speciale, për gjykimet e shumta dhe proceset e rënda gjyqësore duke filluar nga gjykimi i Millosheviqit, pastaj vitet e rënda të para luftës, avancimin e tij në shkencë dhe profesion, çmimet e fituara e deri tek koncepti i tij për një sistem drejtësie të avancuar e të udhëhequr nga njerëzit e guximshëm e të profesionit.

Ka një bagazh të shumtë të titujve të fituar, një karrierë e nisur dhe e ndërtuar me shumë mund e sakrifica, një kohë e një gjenerate kur është folur për ndryshimet kushtetues e të imponuara nga Serbia, një kuadër që ka mbrojtur qindra gjykime e procese, një doktor shkence e ligjërues me shumë nam. Ky është Shemsedin Pira njëri nga avokatët më të njohur në Kosovë i cili rrëfen për peripetit e tija gjatë ushtrimit të profesionit për një periudhë 40 vjeçare.

Puna e tij si jurist dhe shef i shërbimit të judikaturës nis qysh në vitin 1977 në kombinatin e tekstilit “Integj” në Gjilan, për të vazhduar më pas në vitet 1983 – 1989 si prokuror dhe zëvendës prokuror. Këto janë vitet ndoshta më të rënda për shkak të ndikimeve politike, por që Pira mbetet i përkushtuar dhe i palëkundur për ta avancuar dijen e profesionin.

Duke qenë këmbëngulës dhe në mbrojtje të Kushtetutës së atëhershme të Kosovës, Pira nuk zgjedhet tutje prokuror dhe detyrohet që në vitin 1989 të ushtrojë profesionin e avokatit. “Ajo që më ka mbajtur gjallë atëherë ose në këto vite të rënda është vetëm puna, angazhimi, dija profesionale, vendosmëria që mos të dorëzohem. Vërtet kur e krahasojë atë kohë me tani, shoh që ka ndryshime thelbësore. Atëherë prokurori ka pasur autoritet dhe fuqi të madhe për vendosje. I kalova 40 vite në funksion të drejtësisë kosovare e shqiptare dhe besoj që edhe si komb edhe si sistem juridik ende kemi punë për të bërë” shprehet Pira për rajonipress.

Pira e pranon faktin se atëherë, por edhe tani nuk është lehtë të ushtrosh profesione delikate. “Unë për këto 40 vite i qëndrova besnik profesionit dhe drejtësisë dhe kështu duhet të veprojnë edhe gjeneratat e reja”.

Duke komentuar rreth formimit të Gjykatës Speciale Pira thotë se kjo nuk i është dashur popullit të Kosovës. “Edhe eksperimentet duhet të kenë një fund” shprehet Pira.

Po çfarë mbanë mend Pira në karrierën e tij dhe në punën e tij si prokuror e avokat. I kujtohet fare mirë gjykimi kundër Sllobodan Millosheviqit në vitin 2002.”Mendoj se është ëndërr e çdo avokati të përcjellë gjykime e procese të mëdha. Unë e kisha fatin që për të 8 ditë rresht si asistent ligjor i Isak Musliut të prezantojë brenda sallës së Hagës dhe kam përcjellur pjesën më interesante që lidhet me krimet në Kosovë. E falënderoj ABACEL-in që na bëri të mundur këtë përcjellje gjyqësore”.

Edhe rastin Tisa e përmend si një nga rastet ku është përplasur me shumë prova.

Hidromorava

Ndërsa Pira thotë se ka pasur rastin të mbrojë shumë pjesëtarë të UÇPMB-së e UÇK-së, e deri tek Lutfi Haziri.

Pira si kuadër i dëshmuar ka edhe sugjerimet për sistemin e drejtësisë në Kosovë. “Sistemi i drejtësisë në Kosovë mund të këndellet vetëm nëse kemi reforma të thella dhe vetëm nëse nëpër institucionet e drejtësisë vijnë njerëz të guximshëm e profesionist. Edhe tani ka kuadro të mira në drejtësi, por janë të pamjaftueshme. Duhet të angazhohen prokuror e gjykatës të rinj për t`i dhënë gjak drejtësisë” shprehet Pira.

Duke folur për skenën aktuale politike në Kosovë, Pira tha se ajo po karakterizohet me shumë përplasje të cilat pastaj po e dëmtojnë Kosovën. “Skena politike duhet të jetë më e përgjegjshme”.

Nuk e harron as mixhën e tij Sinan Hasanin për të cilin thotë se do të mbetet pjesë e historisë shqiptare.

Pira krahas ushtrimit të profesionit për asnjë çast nuk e ka lënë anash as fushën akademike. Aktualisht punon si ligjërues në Kolegjin “Gjilani” ku jep dy lëndë të rëndësishme kurse ka magjistruar në Prishtinë me temën :“Trafikimi i femrave dhe shtytja e tyre në prostitucion pas luftës në Kosovë” derisa ka doktoruar në Universitetin “Internacional” në Maqedoni me temën:”Vrasjet e rënda në Gjilan”.

Pira ndryshe tani së fundit ka marr edhe një mirënjohje speciale për kontributin e dhënë në drejtësinë shqiptare “Justiniani” dhe është nderuar me shumë mirënjohje e çmime në Kosovë dhe jashtë saj.

Gjithashtu është i vetmi i specializuar në Kosovë në degën penale të cilën e ka kryer në vitin 2014. Është autor i një raporti shumë të rëndësishëm për krimet në Anamoravë.

Krejt në fund Pira ka një porosi për pushtetet komunale në Anamoravë. “Mos i neglizhoni kuadrot e dëshmuara sepse është koha e fundit që Anamorava të dijë të vlerësojë kuadrot e veta”./rajonipress

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.