United Hospital

Mbi 40 vite burg për vrasësit e vëllezërve Lipovica

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Trupi gjykues i kryesuar nga Afrim Shala ka dënuar dhe shpallur fajtor Fehmi Maliqin me 26 vite burgim, Ruzhdi Maliqin me 13 vite e 8 muaj burgim dhe Besnik Borovcin me 2 vite e gjashtë muaj burgim.

Gjykata Themelore e Gjilanit të mërkurën ka dënuar dhe shpallur fajtor të akuzuarit e vrasjes së vëllezërve Fitim dhe Asllan Lipovica raporton rajonipress.

Trupi gjykues i kryesuar nga Afrim Shala ka dënuar deh shpallur fajtor Fehmi Maliqin me 26 vite burgim ose me një dënim unik prej 25 viteve, Ruzhdi Maliqin me 13 vite e 8 muaj burgim me një dënim unik prej 13 vite e gjashtë muaj dhe Besnik Borovcin me 2 vite e gjashtë muaj burgim.

Gjykatësi Shala duke e arsyetuar aktgjykimin tha se aktakuza e Prokurorisë ishte e bazuar sepse tek të akuzuarit janë gjetur prova të mjaftueshme.

Ndryshe në aktakuzën e ngritur nga prokurori Shaban Spahiu thuhet se më 14 nëntor 2013 të pandehurit Fehmi Maliqi, Ruzhdi Maliqi dhe Besnik Borovci pa një marrëveshje paraprake me vete pajisen me armë të zjarrta-revole si dhe thika e sëpata, e në bashkëveprim edhe me Bekim Shkodrën nga Kamenica, shkojnë në afërsi të shtëpisë së tani të ndjerit Fitim Lipovica dhe me qëllim të privimit nga jeta për shkak të një konflikti lidhur me shfrytëzimin e rrugës që shpie në drejtim të objektit banesor në ndërtim, të të ndjerit Fitim Lipovica, të akuzuarit Ruzhdi Maliqi e Besnik Borovci fillimisht e sulmojnë me thika tani të ndjerin Fitim Lipovica duke e goditur në kafazin e kraharorit në anën e majtë si dhe në anën e djathtë të syrit të djathtë, ndërsa poashtu me thika e godasin edhe tani të ndjerin Asllan Lipovica dhe atë në anën e djathtë të përparëm të kafazit të kraharorit, në anën e majtë të fytyrës, dhe në maje të ballit.

United Hospital

Sipas aktakuzës Fehmi Maliqi ka shtënë me armë zjarri edhe në drejtim të Ardonis Lipovica.

I akuzuari Fehmi Maliqi ka shtënë katër herë ndaj të ndjerit Fitim Lipovica duke e qëlluar në anën e djathtë të kokës, në anën e majtë të kafazit të kraharorit, në pjesën e përparme si dhe një goditje tangjentore nga të cilat plagë i njëjti ndërron jetë në vendin e ngjarjes.

Fehmi Maliqi ka vazhduar skenën duke shtënë me armë edhe ndaj të ndjerit Asllan Lipovica ku predhat e revoles depërtojnë në zemër dhe në mushkëri.

Ruzhdi Maliqi i akuzuari tjetër me armë zjarri ka shtënë në drejtim të dëmtuarit Fidan Lipovica duke i dëmtuar boshtin kurrizor. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.