UBT

Mbi 40 mijë vota për kandidatët shqiptaro-zviceranë në zgjedhjet për parlamentin e St. Gallenit

/ 7 minuta lexim
KKVITI

“Unë sigurisht kam bërë pak, këtë e di, por edhe më tepër me gëzon fakti që jam rizgjedhur falë atyre njerëzve që më kanë mbështetur e në veçanti komuniteti shqiptar me Isuf Sherifin dhe grupin që kanë proklamuar kandidaturën time, kjo ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme për mua dhe ju jam tejet mirënjohës për këtë”.

Isuf Sherifi dhe Etrit Hasler përcjellin me interesim të madh rezultatin e zgjedhjeve cakrrojnë gotat për fitoren e Etrit Hasler Etriti dhe Isufi nuk i ndajnë sytë tabelës që tregon numrin e votave një foto kujtimi me grupin Mbështetës
Next

SG 41071 është numri i votave që kanë marrë 12 kandidatët shqiptarozviceranë në zgjedhjet për parlamentin kantonal të Sankt Gallenit.

Targat që fillojnë me SG shumë shqiptarëve ju kujtojnë prezencën e madhe të veturave të bashkatdhetarëve që qëndrojnë gjatë pushimeve verore në Kosovë. Vetura luksoze që fillojnë me targa SG… sheh pothuaj se në çdo kohë e në çdo qytet të Kosovës e qyteteve shqiptare të Maqedonisë!

Por, këto targa nuk paraqesin vetëm prezencën e lartë përmes veturave të komunitetit shqiptar që jeton në këtë kanton. Shkurtesa SG apo Sankt Gallen dallohet me organizimin e diasporës shqiptare, e cila e prin me numrin më të lartë të shqiptarëve që janë të angazhuar në jetën politike të këtij vendi. Prandaj SG 41071 sot është shifra e votave që kanë marrë 12 kandidatët shqiptaro-zviceranë në garën politike për të fituar një mandat në parlamentin e St. Gallenit.

Siç ju kemi informuar më parë, zgjedhjet kantonale, pra kanë përfunduar sot në mbrëmje, me 28 shkurt 2016, duke nxjerrë si fitues një deputet me prejardhje shqiptaro-zicerane, gazetarin e njohur, Etrit Hasler.

Poetit Isuf Sherifi i kanë munguar 413 votave për t’u bërë shqiptari i dytë në parlamentin e St. Gallenit. Me 6223 vota, ai është kandidati i dytë me prejardhje shqiptare që është votuar më së shumti.

Një tjetër kandidat shqiptar nga radhët e SP-së që nuk ka arritë të fitojë numrin e mjaftueshëm të votave në zonën zgjedhore të Wilit, është nënkryetari i kësaj partie në kanton, Arbër Bullakaj. Me 3635 vota, Bullakaj radhitet i treti dhe është kandidati rezervë që mund të futet në parlamentin e kantonit në rast se kolegu i tij i rizgjedhur shkon vitin e ardhshëm në pension.

Albinfo.ch ka arritur t`i marrë një deklaratë të shkurtër deputetit të sapozgjedhur Etrit Hasler. Ja çfarë thotë ai pas pyetjes sonë se gjatë kësaj fushate ai nuk është dukur shumë dhe thuajse s’ka bërë fare fushatë zgjedhore, megjithatë ka arritur të rizgjidhet.

Hasler: I jam mirënjohës komunitetit shqiptar per mbështetjen
Etrit Hasler, qeshet dhe thotë, për dallim nga kolegët e mi, unë ndoshta kam pasur një përparësi jo-fer, por duke qenë deputet i deritanishëm sigurisht ishte një punë më e lehtë.

Mobi Casa

“Unë sigurisht kam bërë pak, këtë e di, por edhe më tepër më gëzon fakti që jam rizgjedhur falë atyre njerëzve që më kanë mbështetur e në veçanti komuniteti shqiptar me Isuf Sherifin dhe grupin që kanë proklamuar kandidaturën time. Kjo ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme për mua dhe u jam tejet mirënjohës për këtë”.
SP ka fituar një ulëse më shumë në këto zgjedhje, por parlamenti ka rrëshqitur më tej në krahun e djathtë të partisë populliste SVP. Ajo, bashkë me CVP-në janë fituese të këtyre zgjedhjeve dhe kanë shumicën absolute në parlament.

Fitorja ndaj iniciativës për dëbimin e të huajve është sigurisht edhe një bashkë-fitore edhe e SP-së por mbi gjitha është një fitore e të gjithë atyre njerëzve që nuk janë pjesë e partive politike që vijnë nga shoqëria civile si juristë, gjykatës, gazetarë e qytetarë të rëndomtë që kanë thënë kështu jo më, kjo mjafton dhe i kanë thënë me afër 60% Jo kësaj iniciative.

Sherifi: I dëshpëruar që nuk fitoi por i kënaqur me mbi 6000 votat e fituara

Isuf Sherifi është njëri nga kandidatët që ka pasur një mbështetje të gjerë në mesin e komunitetit shqiptar, por që megjithatë nuk ia ka dalë të zgjedhet.
Sipas tij, radhitja si i fundit në listë si rezultat i radhitjes alfabetike e ka dëmtuar pak ngaqë emrat në fund të listës shpesh nuk merren parasysh nga votuesit.
Ai, thotë të jetë i dëshpruar që nuk ia ka dalë të shkruaj një histori të vogël në qytetin e madh të St. Gallenit, por është i kënaqur me mbi 6 mijë vota.
„Nëse e shikojme renditjen, shumë pak kandidatë gjejmë që e kanë kaluar 6 mijë votëshin, kështu që shpresoj pas katër vitesh të mos jenë 6, por 8 mijë vota dhe të jetë definitiv kalimi im në parlament të kantonit“.
Sherifi, vlerëson kandidaturën e tij pozitivisht dhe nuk mendon të tërhiqet nga politika, duke parë edhe dëshirën dhe vullnetin e të gjithë atyre që me kanë mbështetur e ndihmuar me muaj të tërë gjatë kohës së fushatës.

Koordinatori i fushatës zgjedhore „Përkrahësit e Kandidatëve të Partisë Socialdemokrate,“ Agush Buja, thotë se e veçanta e kandidatëve shqiptarë në këto zgjedhje e veçmas e kandidatit të SP-së, Isuf Sherifi është, se para se të merret me fushatën e tij zgjedhore, ai është angazhuar kundër votimit të iniciativës për dëbimin e të huajve. Iniciativë kjo, e cila nuk arriti të kalojë falë angazhimit edhe të komunietit tonë.
„Isufi dhe të tjerët, para se te lobojnë për veten, kanë lobuar për mosvotimin e iniciativës së SVP-së që kërkonte dëbimin e të huajve me automatizëm“, shprehet Agush Buja.

Kantoni i St. Gallenit është i ndarë në tetë zona zgjedhore nga ku secila zonë në varësi prej banorëve që ka, dërgon përfaqësuesit e vet në parlamentin kantonal të përbërë prej 120 deputetëve. Më poshtë mund të shihni votat e shqiptaro-zviceranëve në zonat ku kanë qenë pjesë e subjekteve politike.

Zona zgjedhore St. Gallen:
Etrit Hasler SP -St. Gallen me 8952 vota është rizgjedhur edhe për një mandat dhe kështu është radhitur i treti në listën e SP-së
Isuf Sherifi SP, ka marrë 6223 vota. Sherifit i kanë munguar vetëm edhe 413 vota për ta fituar një mandat katërvjeçar
Jona Xhemajli SP, ka marrë 5556 vota
Veton Rasaj CVP, ka marrë 2997 vota
Zona zgjedhore Wil:
Arber Bullakaj SP, ka marrë 3635 vota
Prend Berisha CVP, ka marrë 2390 vota
Munishi Franklin CVP, ka marrë 2121 vota

Zona zgjedhore Rorschach:
Adelina Muhagjeri SP, ka marrë 1497 vota

Zona zgjedhore Rheintal:
Egzon Zhuta FDP, ka marrë 1938 vota

Zona zgjedhore See-Gaster:
Abroz Rrustemi SVP, ka marrë 4541 vota
Urim Berisha FDP, ka marrë 507 vota
Fitore Miftari FDP, ka marrë 714 vota