Mbi 350 raste ndihmohen në shëndetësi dhe rreth 200 familje me pako ushqimore

Gjilan – Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan me aktivitete të shumta në të gjithë sektorët, por edhe efektive karshi qytetarëve gjilanas kur merret parasysh puna e madhe që është bërë në mbështetje të rasteve sociale – mbi 200 familje u shpërndahen pako ushqimore, mbështetjes shëndetësore për më shumë se 350 raste dhe punë të tjera dhe të rëndësishme në shëndetësinë primare.
Mursel Zymberi, ka thënë se aktivitetet e drejtorisë janë të shumta duke përfshirë të gjithë sektorët e saj.
“Jemi duke punuar në zbutjen e vështirësive të familjeve me gjendje të rëndë ekonomiko – sociale. Në kuadër të kësaj ne kemi ndihmuar rreth 200 familje me pako ushqimore të cilat i kemi siguruar përmes një donatori – bashkatdhetari nga Zvicra, në mënyrë që edhe këto familje të kenë më të lehtë në festën e Kurban Bajramit. Po ashtu drejtoria e shëndetësisë ka ndihmuar mbi 350 raste me barëra dhe trajtim shëndetësor – rehabilitim, brenda dhe jashtë vendit, këto i kemi arritur në bashkëpunim me zyrën e kryetarit të Komunës”, ka thënë ndër të tjerash Zymberi.
Ndryshe, kjo drejtori është duke vazhduar me mbështetjen e rasteve sociale, rasteve shëndetësore, është duke punuar edhe në shëndetësinë primare, ndërsa po vazhdon përgatitjen për projektin e dimërimit por edhe në evidentimin e rasteve të rënda dhe pa kulm mbi kokë në mënyrë që të nis rregullimi i shtëpive të tyre dhe zgjedhja e problemit të banimit./rajonipress/