UBT

Mbi 300 mijë lëndë peng, drejtësia drejt kapitullimit

/ 11 minuta lexim
FITORJA

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit, duke parë gjendjen alarmante të raportimit për rastet e pazgjidhura në institucionet e drejtësisë së Kosovës, nëpër gjykata, vlerësojnë se është më shumë se skandaloze fakti se në të gjitha gjykatat në Kosovë kanë mbetur edhe 309 mijë lëndë të patrajtuara dhe të pazgjidhura.

“Kuvendi i Kosovës as që diskuton për drejtësinë dhe reformat në drejtësi, sikur që është vetting-u dhe që institucionet e vendit ta kenë interes parësor forcimin e zbatimit të ligjit, pavarësimin e plotë edhe real të gjyqësorit dhe të prokurorisë, për shkak se nëse kemi drejtësi të pavarur, me kuadro me profesionalizëm cilësor, atëherë detyrimisht edhe njerëzit e politikës – pushtetit do të silleshin dhe do të vepronin më përgjegjshëm me pushtetin politik dhe pasurinë e shtetit”, thotë analisti Naim Kelmendi për “Kosova Sot” .

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit, duke parë gjendjen alarmante të raportimit për rastet e pazgjidhura në institucionet e drejtësisë së Kosovës, nëpër gjykata, vlerësojnë se është më shumë se skandaloze fakti se në të gjitha gjykatat në Kosovë kanë mbetur edhe 309 mijë lëndë të patrajtuara dhe të pazgjidhura.

Prandaj, mbi bazën e këtij fakti ata theksojnë se kjo e vë në pikëpyetje të madhe atë se realisht për çfarë drejtësie mund të flitet, kur rastet zvarriten gati një dekade, duke ua shkelur të drejtat e njeriut qytetarëve kosovarë, duke mos mundësuar sundimin e ligjit në Kosovë dhe kështu po dëmtohen edhe financiarisht dhe në shkelje të të drejtave të njeriut, qytetarët nga zvarritjet e vazhdueshme të lëndëve. Kjo gjendje e instaluar kështu në sistemin e drejtësisë, nga analistët, vlerësohet të jetë një “korporate” mafioze, korrupsioni kriminal “politikë- drejtësi” kthetrat e së cilëve kapin e paralizojnë shtetin, ligjin dhe funksionimin e shoqërisë në Kosovë, ku mafio-oligarkia me pushtetarët e inkriminuar bëjnë kërdinë me paranë publike, pasuritë e pronat shtetërore dhe kombëtare, me evazionin fiskal, me kontrabandën dhe me korrupsionin, ndërkaq lëndët gjyqësore vendosen siç urdhëron mafio-oligarkia me pushtetarët e inkriminuar, prokuroria e policia punojnë siç i urdhërojnë pushtetarët e inkriminuar, ndërkaq qytetarët jetojnë me padrejtësi dhe pa sundim të ligjit.

Kelmendi: Nuk mund të ketë drejtësi në Kosovë kur lëndët janë bërë edhe objekt i shitblerjes

Një gjë të tillë e pohon qartë e saktë analisti dhe publicisti Naim Kelmendi. Sipas tij, de-fakto nuk mund të ketë drejtësi efikase në Kosovë me rreth 400 mijë lëndë të pazgjidhura, që është çereku i popullatës dhe të cilat po rriten në vazhdimësi dhe nuk po zvogëlohen.”Faktikisht, nuk mund të ketë drejtësi në Kosovë kur lëndët janë bërë edhe objekt i shitblerjes e trafikimit dhe kur gjyqësori dhe prokuroria dirigjohen nga politika e inkriminuar”, u shpreh ai.

PRETENI:ME KËTË TEMP DHE ME KËTO LËNDË SISTEMI I DREJTËSISË DO TË SHPALLË SHUMË SHPEJT KAPITULLIMIN

Sipas njohësit të kësaj fushe, Hasan Preteni, janë shumë palë edhe të painformuara, sepse ka nga ata që për një problem ose padrejtësi u drejtohen gjykatave, por se gjykatave u drejtohen edhe të gjithë ata që për qëllim e kanë prolongimin e një problemi para se ai të zgjidhet.”Në botën e civilizuar kërcënimi më i madh është nëse nuk e kryen këtë punë, sepse pala do t’ju padisë, e në Kosovë është komplet e kundërta. luten për t’i paditur. E bëjnë këtë sepse dinë se kurrë nuk do të sanksionohen, nuk do të dënohen. Problemet e mëdha zgjidhen me metoda mesjetare, me kanun. Ta zëmë në komunikacion me pagesën e 50% të dënimit, kurse për pronat e korrupsion “prit gomar deri sa të del bar”. Mesatarja e marrjes së epilogut të një rasti është më e gjatë se 8 vjet, ftohen për vuajtje të dënimit edhe personat që me vite nuk janë në këtë botë!. Burgjet janë të mbushura, por në shumicën e rasteve janë me persona në paraburgim, e ka raste kur mbesin aty me vite fakirët dhe varfanjakët që nuk kanë mjete të angazhojnë avokat, e qelben duke pritur mëshirën e gjyqësorit”, u shpreh ai.”Në burg janë edhe dëmtuesit e pyjeve dhe vrasësit. Vetëm rastet e rënda të vrasjeve po gjykohen, ngase për ata e kanë më lehtë, sepse të gjitha provat shihen dhe nuk mund të mohohen, kurse rastet tjera kundër ekonomisë dhe kundër pasurisë nuk zbardhen asnjëherë. Pra, gjyqësori në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë duhet të krijojnë një bazë të fuqishme ligjore dhe të shikojnë se si të rishikohen këto lëndë. Duhet një renesancë në drejtësi. Me këtë temp dhe me këto lëndë sistemi do të shpallë shumë shpejt kapitullimin. Iniciativa duhet të vjen nga shoqëria civile ose nga qytetarët, sepse nga gjyqësori nuk do të vjen kurrë, ata janë të ‘kënaqur’ me këtë. Kemi shumë lëndë, pak gjyqtarë dhe nuk po mundemi me qenë më efikas”, vlerësoi Preteni për “Kosova Sot”. Ai uron që një cunam i fuqishëm ta godasë gjyqësorin, sepse nuk ka zgjidhje tjetër.

Mobi Casa

KAPITI:KUR NUK FUNKSIONON SHTETI,NUK FUNKSIONON AS DREJTËSIA

Eksperti i kësaj fushe, Skënder Kapiti, nga Durrësi, tha për “Kosova Sot” se vetëm kur nuk funksionon shteti nuk funksionon as drejtësia, ose kur funksionon mirë krimi i organizuar dhe krimi i korrupsionit atëherë është një shtet i keq. E këtë përvojë po e përjetojnë për fat të keq shqiptarët në të dyja anët e kufirit. “Në një shtet të tille e mira është shumë vështirë që të duket e të sundoj. Prandaj, në një shtet të tillë qytetarët nuk mundë të gjejnë sigurinë, as rehatinë dhe as mirëqenien dhe detyrohen të largohen drejt shteteve të tjera të mira, me ligje të mira dhe me drejtësi të mirë, siç janë të tilla shtetet e BE-së dhe SHBAsë”, theksoi ai.”Shtetin e keq, pra shtetin e prish kur atë e kap mafio-oligarkia e hajdutërisë, krimit dhe e korrupsionit të politikës dhe e drejtësisë politike, siç është rasti i Kosovës dhe i Shqipërisë, ku politika, pushteti dhe drejtësia gjithçka e matin dhe e peshojnë me kutin e interesit personal dhe të përfitimit personal. Te politika dhe drejtësia shqiptare nuk ka vend interesi kombëtar dhe ai publik, pasi për interesin personal ata shkatërrojnë interesat e qytetarëve dhe rrënojnë ato publike e kombëtare, pasuritë kombëtare dhe ato qytetare si dhe vjedhin e i grabisin edhe paranë publike”, tha Kapiti për “Kosova Sot”. Sipas Skënder Kapitit, vetëm në shtetin e falimentuar nga padrejtësia krijohen konflikte, dërgohen duke ua imponuar qytetarëve që t’u drejtohen gjyqeve e atje ata torturohen sikur të ishin para bankave të inkuizicionit, duke i sorollatur dhe stresuar deri në dëshpërim e depresion moral e shpirtëror, para një krimi modern, në emër të ligjit dhe të drejtësisë së korrupsionit.”Ka arritur deri aty saqë kur shqiptarët e rraskapitur nëpër institucionet e shtetit dhe të gjykatave, edhe kur e humbin të drejtën e tyre, shprehen se sa mirë që edhe e humba pronën, të drejtën dhe pasurinë, sepse të paktën shpëtova nga stresi, nga prangat dhe torturimi i padrejtësisë së gjyqtarëve e prokurorëve. Edhe ata të cilët mund ta fitojnë drejtësinë, ajo drejtësi kostoja për ta fituar atë është më e madhe sesa vetë vlera e saj, të cilën ia ka zhvlerësuar antivlera korruptivokriminale e drejtësisë”, tha njohësi i kësaj fushe, Kapiti, për “Kosova Sot”.

PRETENI:ME KËTË TEMP DHE ME KËTO LËNDË SISTEMI I DREJTËSISË DO TË SHPALLË SHUMË SHPEJT KAPITULLIMIN

Sipas njohësit të kësaj fushe, Hasan Preteni, janë shumë palë edhe të painformuara, sepse ka nga ata që për një problem ose padrejtësi u drejtohen gjykatave, por se gjykatave u drejtohen edhe të gjithë ata që për qëllim e kanë prolongimin e një problemi para se ai të zgjidhet.”Në botën e civilizuar kërcënimi më i madh është nëse nuk e kryen këtë punë, sepse pala do t’ju padisë, e në Kosovë është komplet e kundërta. luten për t’i paditur. E bëjnë këtë sepse dinë se kurrë nuk do të sanksionohen, nuk do të dënohen. Problemet e mëdha zgjidhen me metoda mesjetare, me kanun. Ta zëmë në komunikacion me pagesën e 50% të dënimit, kurse për pronat e korrupsion “prit gomar deri sa të del bar”. Mesatarja e marrjes së epilogut të një rasti është më e gjatë se 8 vjet, ftohen për vuajtje të dënimit edhe personat që me vite nuk janë në këtë botë!. Burgjet janë të mbushura, por në shumicën e rasteve janë me persona në paraburgim, e ka raste kur mbesin aty me vite fakirët dhe varfanjakët që nuk kanë mjete të angazhojnë avokat, e qelben duke pritur mëshirën e gjyqësorit”, u shpreh ai.”Në burg janë edhe dëmtuesit e pyjeve dhe vrasësit. Vetëm rastet e rënda të vrasjeve po gjykohen, ngase për ata e kanë më lehtë, sepse të gjitha provat shihen dhe nuk mund të mohohen, kurse rastet tjera kundër ekonomisë dhe kundër pasurisë nuk zbardhen asnjëherë. Pra, gjyqësori në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë duhet të krijojnë një bazë të fuqishme ligjore dhe të shikojnë se si të rishikohen këto lëndë. Duhet një renesancë në drejtësi. Me këtë temp dhe me këto lëndë sistemi do të shpallë shumë shpejt kapitullimin. Iniciativa duhet të vjen nga shoqëria civile ose nga qytetarët, sepse nga gjyqësori nuk do të vjen kurrë, ata janë të ‘kënaqur’ me këtë. Kemi shumë lëndë, pak gjyqtarë dhe nuk po mundemi me qenë më efikas”, vlerësoi Preteni për “Kosova Sot”. Ai uron që një cunam i fuqishëm ta godasë gjyqësorin, sepse nuk ka zgjidhje tjetër.

KELMENDI:KUVENDI INJOROI REFORMAT NË DREJTËSI

“Kosova nuk po i nënshtrohet një procesi të reformimit në sistemin e drejtësisë, i cili duhet të jetë proces që i përfshin të gjitha nivelet e pushtetit. Fatkeqësisht as Parlamenti i ri i Kosovës, legjislatura e gjashtë, si institucioni kryesor legjislativ, po merret me tema populiste, vetëm për interesin elektoral të votuesve të vet, në vend se të inkuadrohet në reformimin e sistemit të drejtësisë, e sidomos duke e përgatitur bazën ligjore për reforma. Por, edhe duke e kontrolluar qeverinë në atë mënyrë që t’ia pamundësojë ndërhyrjen apo ndikimin në zgjedhjen, e emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, t’ia pamundësojë ndikimin dhe ndërhyrjen në vendimmarrje, sidomos në rastet që kanë të bëjnë me krim të organizuar, korrupsion, çështjen e bartjes së pronave, dhe veprave të tjera, të cilat konsiderohen si të kualifikuara dhe që zakonisht kryhen nga politikanët, apo njerëz të veshur me petkun shtetëror. Në të vërtetë Kuvendi i Kosovës as që diskuton për drejtësinë dhe reformat në drejtësi, sikur që është vetting-u dhe që institucionet e vendit ta kenë interes parësor forcimin e zbatimit të ligjit, pavarësimin e plotë edhe real të gjyqësorit dhe të prokurorisë, për shkak se nëse kemi drejtësi të pavarur, me kuadro me profesionalizëm cilësor, atëherë detyrimisht edhe njerëzit e politikës – pushtetit do të silleshin dhe do të vepronin më përgjegjshëm me pushtetin politik dhe pasurinë e shtetit”, tha Naim Kelmendi për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.