UBT

Mbi 2500 zyrtarë me pasuri “sekrete”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mbi 2500 zyrtarë të lartë publikë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit ndonëse kanë afat ligjor vetëm deri këtë të premte. Megjithatë shqetësimet janë se deklarimi i pasurisë po bëhet vetëm për ta përmbushur obligimin ligjor, pasi që pasuria e disa zyrtarëve është shumë më e lartë se ajo që deklarohet, shkruan gazeta “Zëri”.

Mbi 2500 zyrtarë të lartë publikë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK) ndonëse afat ligjor kanë vetëm deri në fund të kësaj jave.

Në listën e zyrtarëve që duhet ta deklarojnë pasurinë në AKK janë rreth 5000 vetë, përderisa bëhet e ditur se deri më tani obligimin ligjor e kanë kryer mbi 2000 zyrtarë.

United Hospital

“Numri i zyrtarëve të lartë publikë që e kanë për obligim deklarimin e pasurisë gjatë muajit mars të këtij viti është 4839. Deri më tani pasurinë e kanë deklaruar mbi 2000 zyrtarë të lartë publikë”, thuhet në përgjigjen e AKK-së për gazetën “Zëri”.

Në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit thonë se sipas praktikave nga vitet e kaluara zyrtarët publikë zakonisht presin ditët e fundit për ta deklaruar pasurinë ndonëse për ta bërë një gjë të tillë i kanë në dispozicion vetëm edhe katër ditë pune, përkatësisht deri këtë të premte.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.