UBT

Mbi 20 kosovarë dyshohet se janë përfshirë në luftimet e Kumanovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Më shumë se 20 shtetas të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktin që shpërtheu në Kumanovë, gjatë fundjavës, e që sipas shënimeve zyrtare la pas vetes 22 të vdekur, prej të cilëve 8 policë të Maqedonisë.

Gjysma e 28 të arrestuarve në Kumanovë nga Policia e Maqedonisë janë kosovarë, të identifikuar edhe me emra.

Demë Shehu, Sami Ukshini, Fadil Elshani, Esat Kafexholi, Ardian Bujari, Muhamed Krasniqi, Shefket Avaqi, Ajrush Avdia, Betim Kartashi, Lendrit Rustemi, Rufki Dogani, Bajram Elshani, Fatmir Reçica, Lirim Krasniqi, Valdet Zekaj dhe Beg Riza janë kosovarët e arrestuar.

Mes të arrestuarve është edhe Genc Sefa nga Shqipëria, derisa Kenan Iseni, Fadil Fejzullahu, Irfan Lutfiu, Arsim Bajrami, Lirim Demiri, Enver Klain, Nasuf Bekiri, Nexhmetin Lika, Sevdail Miftari, Fejzulla Rushitovski dhe Besnik Ajdini, janë shqiptarë të Maqedonisë, kryesisht nga Tetova.

ARKATANA

Prokuroria e Maqedonisë i ngarkon 28 të arrestuarit në Kumanovë me veprën penale terrorizëm. Mbi këtë bazë Gjykata e Shkupit ua ka caktuar të dyshuarve nga 30 ditë paraburgim.

Naser Raufi, avokati i të arrestuarit Demë Shehu, nga Juniku, i ka thënë “Kohës Ditore” se të arrestuarit dyshohen, pos tjerash, për veprën penale të “formimit të organizatës terroriste që ka qëllim rrëzimin e rendit juridik të Republikës së Maqedonisë”./koha ditore/

http://koha.net/?id=27&l=57009

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.