ARKATANA

Mbi 2 milionë euro nga heqjet e nënshtetësisë!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për t’u liruar nga nënshtetësia kosovare duhet të paguash taksë prej 150 eurosh. Numri i atyre që e bëjnë një gjë të tillë nuk është i vogël, edhe pse shuma për të paguar, sipas tyre, duket e madhe. Në bazë të statistikave zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, buxheti i Kosovës për katër vjet e gjysmë është mbushur për më shumë se 2 milionë euro nga taksat që kanë paguar kosovarët të cilat kanë kërkuar lirim nga shtetësia.

“Taksa për të rriturit është 150 euro, ndërsa taksa administrative për të mitur, me vendim të ministrit Bajram Rexhepi, është 50 euro. Kjo mund të konsiderohet shifër minimale pasi që shumë vende të rajonit këtë taksë e kanë shumë më të lartë”, ka thënë Rroksana Qarri, drejtoresh e zyrës për informim në MPB.

Hidromorava

Sipas statistikave, nga viti 2009 e deri më 30 qershor të vitit 2013, 16 mijë e 99 persona kanë hequr dorë nga nënshtetësia kosovare, duke përfshirë edhe të mitur. Të gjithë këta para se të marrin certifikatën ku vërtetohen se nuk janë më shtetas të Kosovës, kanë paguar taksë prej 150 eurosh për të rritur dhe 50 euro për të mitur, që në total kap shumën prej 2 milionë e 93 mijë eurove… (Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.