ARKATANA

Mbi 160 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën antiCOVID-19 është duke vazhduar në Kosovë.

Si rezultat i kësaj, tash e më shumë se një muaj numri i rasteve të reja me coronavirus por edhe i vdekjeve ka rënë dukshëm.

E në kuadër të procesit të imunizimit, mbrëmë në vendin tonë ka arritur kontingjenti i parë prej 81 mijë e 900 dozave të vaksinës Pfizer të blera nga Qeveria e Kosovës, shkruan Telegrafi.

Kjo dozë e vaksinës është pjesë e 1 milion e 213 mijë e 290 dozave të cilat pritet të arrijnë deri në fund të vitit nga Pfizer pas nënshkrimit të kontratës me Qeverinë e Kosovës.

FIDANISHTJA

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pas arritjes së këtij kontingjenti u shpreh se imunizimi është kyç për mbrojtjen e shëndetit të të dashurve tanë.

“Këtë verë do ta mbajmë mend si vera e vaksinimit masiv në Kosovë”, u shpreh ai.

Ndryshe deri më sot janë vaksinuar 160 mijë e 410 qytetarë, kurse me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 32 mijë e 975.

Procesi i vaksinimit do të vazhdoj edhe sot në sallën “1 tetori” në Prishtinë, si dhe në komunat tjera. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.