Mobi Casa

Mbi 1,500 gjoba në një javë në Rajonin e Gjilanit, policia apelon për kujdes në trafik

/ 1 minutë lexim
HW

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka vazhduar aktivitetet intensive për sigurinë në komunikacion, ku vetëm gjatë periudhës 8-14 maj 2026 janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 549 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Sipas raportit të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore në rajon, gjatë kësaj periudhe janë hetuar 10 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 14 aksidente me persona të lënduar.

Policia ka shqiptuar edhe 11 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, pesë gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, si dhe 24 gjoba për modifikim të automjeteve me folje të errëta. Ndërkaq, ndaj 42 ngasësve është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike.

Fundamenti

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë vozitjes.

“Shpejtësia nuk është krenari, por shkak i tragjedisë. Mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit dhe respektoni sinjalistikën rrugore. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në apelin e policisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.